2018

  • Ardit Kika

  • Dardan Hoti

  • Dardan Zhegrova

  • Halim Kafexholli

  • Besnik Boletini

  • Fjolla Hajrizaj

  • Artina Muçiqi

  • Valon Fana

Trajnime

Trajnimi i parë me përfituesit/et e Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut

Nëntë bursistët/et e përzgjedhur/a të programit të Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut janë takuar në K2.0 për të filluar punën gjashtë-mujore për trajtimin e temave të tyre. Temat e përzgjedhura për programin e sivjetëm konsistojnë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut në Kosovë, aktivizmin përmes kulturës, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e punëtorëve, e tema të tjera të cilat do të publikohen në Kosovo 2.0.

Ngjarje

Gazetaria dhe Filmi për të drejtat e njeriut

K2.0 shënoi Ditën e të Drejtave të Njeriut duke publikuar tetë artikuj në kuadër të ciklit të parë të Bursës në Gazetari për të Drejtat e Njeriut, program ky që mbështetë gazetarët në Kosovë për të trajtuar çështje të të drejtave njerëzore. Krahas kremtimit të lansimit të artikujve të bursistëve, u shfaq edhe dokumentari “Truth Detectives” që tregon se si aktivistët, gazetarët dhe juristët mund t’i luftojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në shekullin 21.