
A është manastiri i Deçanit vërtetë i rrezikuar?
Një vështrim mbi polemikat e fundit rreth monumentit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Kurrë nuk kemi pasur reagim të ngjashëm, ose të them reagim të tepruar për sa i përket deklaratave publike”.

140 Pjesa e brendshme e Manastirit të Deçanit është e dekoruar me zbukurime dhe përmban ikona qindra vjeçare. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.
Listimi i “Monumenteve Mesjetare në Kosovë” — ku përfshihet Deçani — në Listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Botërore në Rrezik në vitin 2006 ishte pjesërisht përgjigje ndaj trazirave të vitit 2004. Monumentet Mesjetare gjithashtu përfshijnë Manastirin e Graçanicës, Kisha e Shën Premtës në Prizren, dhe Manastirin Patriarkal të Pejës. Kisha e Shën Premtës u dëmtua seriozisht në trazirat e vitit 2004 dhe që atëherë është restauruar pjesërisht. Të tjerat i shpëtuan trazirave pa dëmtime.Një deklaratë e fundit publike nga Eparkia e Rashkës-Prizren në lidhje me listën e Më të Rrezikuarat e thekson praninë e KFOR-it si dhe shkatërrimin e vitit 1999 dhe 2004. Ata gjithashtu përmendin sulmet me granata që shënjestronin Manastirin e Deçanit në vitin 2000 — menjëherë pas luftës — dhe në vitin 2007. Policia e Kosovës arrestoi autorin e sulmit në vitin 2007 dhe ai u dënua më pas me tre vjet e gjysmë burg.
Këto pretendime tingëllojnë të zbrazëta për manastirin duke pasur parasysh sa kohë dhe presion ndërkombëtar u desh për ta ndaluar një projekt të rrugës të paligjshëm.

Pjesa më e madhe e debatit të kohëve të fundit rreth Manastirit të Deçanit ka përfshirë të gjitha palët që flasin rrotull temës, në vend që të merren sinqerisht me anën tjetër të argumentit. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.
Ndërsa Çeku përmend pezullimin e zhvillimit të rrugës si shenjë që sistemi aktual përfshin shqetësimet dhe nevojat e manastirit, nuk janë vetëm vendasit e zjarrtë Haradinaj dhe Ramosaj që po insistojnë në vazhdimin e projektit. Ministri i qeverisë së re i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për ta ndërtuar rrugën në Zonën e veçantë të Mbrojtur të Manastirit.Në letrën e Çekut për Europa Nostra thuhej gjithashtu se “Republika e Kosovës është instanca më e lartë e mbrojtjes së pasurive të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë”. Ky është një pretendim mjaft i ndryshëm nga ai që Çeku bëri në Prishtina Insight në vitin 2015 para se të ishte ministër i qeverisë, kur u ankua se kishte abuzim dhe neglizhencë të gjerë ndaj vendeve kulturore në Kosovë, si shqiptare ashtu edhe serbe.
Në Deçan, 70 nga 263 kullat e komunës u shkatërruan plotësisht deri në fund të luftës dhe 161 tjera u dëmtuan ndjeshëm.
Pavarësisht kësaj, Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të manastirit.
Pretendimet e diskutueshme gjithashtu u kanë mundësuar disave t'i shpërfillin pretendimet më legjitime të Europa Nostra-s në lidhje me Manastirin e Deçanit.

Daniel Petrick
Daniel Petrick është ish-redaktor i lartë i K2.0. Ai shkruan për tema që lidhen me Ballkanin.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.