Ishte mbrëmje e së martës. Dyert u hapën, një staf i përgatitur për të pritur mysafirët e parë. Një punë e përfunduar, tani e bërë publike, gati për t’u shqyrtuar dhe shfletuar me kujdes prej shumë gishtave kurioz. Kulminacioni i shumë netëve pa gjumë, plot ushqim të shpejtë. Një zbulim: revista e fundit, e titulluar “Vitet ‘90”.
Stafi pret me ëndje në hyrje të hapësirës së re, të gatshëm për të pritur mysafirët e parë. Shihet një lloj ankthi në sytë e tyre.
Pastaj vjen grupi i parë; nisin përshëndetjet. Disa përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje, komplimente. Hynë në dhomën e ditës, vendtakim për familje e shokë; sot një kapsulë kohe që mbulon një epokë, pasionet, dashuritë, frikët, mundimet, triumfet, dështimet dhe rilindjen e shpresave të një populli; një gjeneratë. Një ekspozitë e kompletuar me televizion me Rreze Katodë, video të lëshuara në kaseta, dikur në modë, tani të dala nga përdorimi; koha duke kaluar shpejtë. Punime artistike në mure, disi të thjeshta e bazike; vet punë arti, fotografitë dhe pikturat: koleksion i rezistencës, i lirisë.
Dalin në oborr, ekipi televiziv interviston anëtarët e stafit, mysafirët ulen në karrige, qeshje, buzëqeshje, pije. Hapësira që normalisht mbretërohet prej bimëve tani mbulohet prej njerëzisë; ka vend vetëm për të qëndruar në këmbë. Prapa skenave, lëvizje të shpejta për t’u siguruar se gjithçka do të jetë e përkryer; lehtësimi, i vetmi mysafir që ende nuk ka ardhur.
Shprehje të mirëseardhjes për masën e personave të mbledhur; ka ende që po vijnë. Fillojnë leximet nga revista, disa në anglisht, shumica në shqip, përkthime ipen për të dyja. Të gjithë të mirëpritur për ta ndarë momentin. Telefonët e mençur që po kapnin momentin e ndriçuan turmën; paradoks, kur marrim parasysh temën e natës: “Ktheje Kasetën për Vitet ’90”.
Revista e fundit e Kosovo 2.0, të paktën për një kohë, u lansua; fundi i një koleksioni, secili edicion unik me sfidat e veta, me kuptimet e veta. Moti i ftohët; qielli i kaltërt errësohet, gishtat kryqëzohen, dhe kështu kjo lehtësohet. Mbrëmja u mbush me përqafime, buzëqeshje, puthje, duartrokitje.
Në fund të natës: ankthi iu dorëzua ekzaltimit. Vallëzim, qeshje, muzikë që ringjallë kujtimet e një dekade të kaluar.