Në thelb | Shtyp | SHPRESË

Ana e errët e shpresës

Nga - 16.07.2020

Premtimet e papërmbushura nga BE kanë çuar në zhgënjim të hidhët.

Zemërimi po shndërrohet në tipar gjithnjë më të spikatur të jetës politike në gjithë botën. Pamjet e turmave, kryeministrave e presidentëve nevrikë janë të përhapura. Nëpër demokraci, popullistët kanë ardhur në pushtet bash pse përfitojnë prej parehative mbizotëruese shoqërore.

Ky zemërim është pasojë e shpresave të papërmbushura të njerëzve. Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, e ardhmja përnjëherë u duk shumë e ndritshme; nuk do të kishte më luftëra, demokracia do të përhapej dhe globalizimi do të siguronte përparim për të gjithë. 

E ndërsa këto premtime nuk ia dolën të jetësoheshin dhe hendeku mes pritshmërive dhe realitetit u rrit, nacionalizmi, revizionizmi dhe ksenofobia u ngutën të mbushnin zbrazëtinë e lënë nga shpresat e papërmbushura. Andralla jonë e tashme duhet të japë mësimin se shpresa nuk është ndjenjë me të cilën mund të luhet.

Ndikimi i shpresës në Ballkanin Perëndimor është ilustrim mjaft tregues.

Që nga fillimi i këtij mijëvjeçari, popujve të Ballkanit u është premtuar një e ardhme e lavdishme brenda BE-së; udhëheqësit perëndimorë vazhdimisht kanë ofruar vizione të paqes, prosperitetit dhe përparimit, duke i rritur shpresat në të gjithë rajonin.

Por, këto shpresa shumë shpesh janë rrënuar dhe këtu ka një çmim për t’u paguar.

Ky është fragment nga kryeshkrimi i botimit tonë të ri në shtyp SHPRESË. Për ta lexuar artikullin e plotë, bleni kopjen tuaj të revistës tani — klikoni këtu për më shumë informata.

K

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0. 

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.