S`fundmi

Apliko për t’u bërë fotograf/e praktikant/e në K2.0

Nga - 14.04.2017

Hajde puno me ne!

Kosovo 2.0 është duke kërku një praktikant/e në departamentin e fotografisë. Bëhu pjesë e ekipit tonë kreativ e puno në një prej projekteve më inovative të gazetarisë në Kosovë.

Si praktikant/e e ke mundësinë me punu me redaktorin tonë të fotografisë, dhe ke me pasë mundësi me mësu për punët e përditshme që i bëjnë mediat profesionale. Portrete, protesta, konferenca për shtyp, dokumentarë e fotografi kreative…Me neve ke mundësi me e testu vetën në formate të ndryshme të fotografisë dhe me mësu qysh me e zgjeru vizionin tënd si fotograf/e i/e revistës, me mbikëqyrje, ndihmë dhe udhëzim nga ekipi jonë redaksional.

Inicativa dhe kapaciteti për me kriju ide të reja e bëjnë përvojën e praktikës më të kënaqshme e produktive.

Përgjegjësitë:

– Me punu përkrah redaktorit tonë të fotografisë dhe ekipit redaksional për me diskutu, përcaktu dhe planifiku raportimin e ilustrimin vizual të artikujve tonë online;

– Me i ndihmu departamentit të fotografisë me foto reportazhe në terren gjatë hulumtimeve, intervistave, ngjarjeve publike etj. ;

– Me realizu fotografi dhe me përgatitë imazhe kreative për publikim online;

– Me ndihmu me zgjerimin e arkivës sonë të fotografive;

– Me shfrytëzu mundësinë për me prodhu dhe publiku foto – esenë tënde.

Kërkohen:

– Aftësi mesatare në Adobe Photoshop ose Lightroom, me fokus në foto editim;

– Aftësi mesatare ose të avancuara në përdorim të foto kamerës digjitale;

– Kamerë personale DSLR.

Preferohet (po nuk kërkohet):

– Pak përvojë në teren si fotograf/e;

– Njohuri të dy prej tri gjuhëve: shqipe, angleze, serbe.

Periudha ideale për praktikë në K2.0 është tre muaj. Nëse je duke punu apo studiu, mundemi me qenë fleksibil me orarin e punës/ligjeratave, andaj – të lutem kur aplikon specifiko se kur je i/e lirë.

Për me apliku, dërgo letër elektronike në [email protected] me shkrimin “praktikë për fotografi” në subjekt, me një letër të shkurtër të motivimit, dhe me portofolio të fotogravfive (ose thjeshtë disa fotografi që i ke).

Afati i fundit: e premte, 21 prill 2017.

Data e fillimit: e martë, 2 maj 2017.K