Art dhe Demokraci: Të paktën ka verë

  • Rreth kësaj bisede
  • Kosovo 2.0 me mirësi iu fton t’i bashkoheni këtij evenimenti të hapur me 7 maj në Qendrën Multimedia.

    Evenimenti do të fillojë në 18:00 me shfaqjen premierë të një serie të video intervistave me aktivistë, artistë dhe anëtarë të shoqërisë civile të Kosovës, ku flasin për përvojat e tyre personale për bashkëpunim me shoqërinë serbe, si pjesë e projektit ‘Moving Ahead’ (shqip: Ecim Përpara), nga Kosovo 2.0 (Kosovë) dhe Heartefact Fund (Serbi).

    Pas kësaj, do të ketë një diskutim për rolin e artistëve në demokraci, që fillon nga ora 7pm.

    Folësit:
    Skender Boshtrakaj, Divizioni për Menaxhim të Integruar, Ministria e Kulturës
    Ilir Bajri, Jazz Festival
    Hana Qena, Haveit, SKENA UP Festival
    Jeton Neziraj, Qendra Multimedia

    Moderator: Arban Mehmeti, shkencëtar politik dhe hulumtues në Diplomaci Kulturore

    Skena e artit të Kosovës shpeshherë portretizohet si e pasur dhe e gjallë në mediat ndërkombëtare. Brenda vendit, megjithatë, shumë thonë se nuk ka mjaft mbështetje.

    Iniciativat kulturore dhe artistike, qofshin ekspozita, koncerte, diskutime apo festivale, krijohen për të ndihmuar dhe frymëzuar një atmosferë kolektive të dialogut aktiv mbi temat si territori, liria, fuqia, identifikimi, gjinia e edhe mosbindja civile.

    Por çfarë bëjnë artistët për demokracinë në Kosovë, e çka është edhe më e diskutueshme, çfarë duhet të bëjnë?

    A janë artistët pjesë e një elite? Apo janë të integruar brenda shtresave të ndryshme të shoqërisë?

    Si është marrëdhënia artist-qeveri? A ka hapësirë për kritikë? A po ndodh kjo?

    Si është, dhe si duhet të jetë, marrëdhënia në mes të artit dhe publikut? A kanë burime përkrahësit e artit dhe artistët për të punuar lirshëm dhe në mënyrë të pavarur?

    A duhet të punojnë artistët për ‘të bukurën’ apo ‘të dobishmën’? Si po kontribuojnë artistët në Kosovë drejt inkurajimit të një pikëpamjeje kritike mbi temat dhe çështjet që evoluojnë shtetin? Së fundi, çfarë roli ka arti dhe artistët në demokraci?K

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    6:00 pm

    Place:

    Qendra Multimedia

    Date:

    07/05/2015