Kërcënimet dhe ngacmimet ndaj grave në gazetari janë dukuri e zakonshme në të gjithë Ballkanin. Ato përballen me ngacmime seksuale dhe kërcënime për përdhunim.
Dokumentari “Barra e përvojës” hulumton se si gazetaret kërcënohen për hulumtimet e tyre, por edhe për guximin dhe vendosmërinë e tyre përballë këtyre sulmeve.
Filmi përcjell tri gazetare: Serbeze Haxhiaj, gazetare hulumtuese nga Kosova, Nataša Kovačev gazetare televizive nga Serbia dhe Vanja Stokić, redaktore dhe gazetare online nga Bosnja dhe Hercegovina. Përveç shtjellimit të vështirësive që hasin, dokumentari diskuton se çka i frymëzon ato të vazhdojnë ta bëjnë atë që e bëjnë.
Ky dokumentar është prodhuar nga Mediacentar Sarajevo në bashkëpunim me Rrjetin e Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave (SEENPM).