S`fundmi

Bisedë dhe film: “Rrugës” nga Samir Karahoda

Nga - 19.12.2024

Vendi: Hub 2.0

Data: 23 dhjetor 2024

Ora: 18:00

Bashkohuni me ne të hënën, më 23 dhjetor, nga ora 18:00, në Hub 2.0, për shfaqjen e filmit “Rrugës” dhe bisedë me regjisorin kosovar, Samir Karahoda.

Së fundmi, kemi publikuar artikullin “Filmi si kundërpeshë ndaj dëshpërimit”, një profil i Karahodës, i shkruar nga gazetarja e K2.0 Dafina Halili, që gjurmon rrugëtimin e tij tre-dekadësh, prej fotografisë te filmi.  

Filmi “Rrugës”, të cilin do ta shfaqim fillimisht, buron nga një bisedë që regjisori kishte pasur me Mironin, djalin e tij 13-vjeçar, i cili shprehu ndjenjën e një të ardhmeje të pasigurt në Kosovë — një ndjenjë që ndan rrënjë të përbashkëta me shumë të rinjë/reja sot.

Prandaj, në qendër të filmit është Mironi, i cili luan vetveten dhe babai i tij, që portretizohet nga aktori, Ylber Mehmeti. Filmi ndjek udhëtimin e tyre për në aeroport, ku ata ndeshen me situata që reflektojnë tensionet mes të shkuarës dhe të ardhmes, si dhe përballjen me realitetet e migrimit. 

Pas shfaqjes së filmit, do të kemi një diskutim të shkurtër midis Karahodës dhe gazetares Halili rreth rrugëtimit të tij, rreth asaj që e frymëzon, qasjes së tij në film dhe asaj që ai e thotë përmes filmit të tij. Ju mirëpresim