S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

Bisedë Speciale – për një ‘Gjykatë Speciale’

Nga - 30.01.2018

Hajde me K2.0 të mërkurën, më 31 janar, në 18:00, në Klubin M.

E ka nda krejt Kuvendin e Kosovës. Me gjasë edhe shoqërinë kosovare. E ka tronditë brigadën e kravatave e kostumeve të disa prej atyre që sot janë në majë të institucioneve, duke iu kanosë me rrezikun e dënimeve të mundshme për krime të luftës.

Dhomat e Specializuara, të themelume për me gjyku krime të luftës që janë nisë apo janë kry në territorin kosovar prej vitit 1998 deri më 2000, kanë provoku edhe një ndjenjë të sikletit në mesin e kosovarëve. Shumë prej tyre janë shprehë për padrejtësinë që e shohin në këtë gjykatë të cilën e vlerësojnë si të bazume në etni dhe të themelume për me i gjyku vetëm krimet që supozohet se janë kry prej shqiptarëve (institucionet e tjera veçse kanë pasë mandat për këtë detyrë). Shumëkush e ka theksu suksesin e kufizum të TPNJ-sënë Hagë sa i përket dënimit të krimeve të kryme nga forcat e rregullta dhe paramilitare të Millosheviqit. Disa të tjerë i shohin Dhomat e Specializuara si mundësi për me i liru institucionet kosovare, veçanërisht nga disa kryekomandantë dhe nga kultura e nepotizmit që është ndërtu rreth tyre.

Pavarësisht nismës së vazhdueshme të udhëhequr nga PDK-ja për me i shfuqizu Dhomat e Specializuara, gjykatat tashmë janë themelu dhe janë të gatshme për me i nisë paditë dikur pas Ditës së Pavarësisë. Pra, me sa duket, Dhomat e Specializuara janë punë e kryme, dhe tash është koha për me e shty debatin përpara. Qysh mundet Kosova me dhanë llogari në Dhomat e Specializuara për pasojat e veprimeve të saj? Çka mund të sjellin këto procedura për vendin në përgjithësi? Qysh munden me garantu kosovarët që, pa marrë parasysh mendimet për ekzistencën apo mosekzistencën e tij, ky mekanizëm do të sjellë drejtësi për ata që janë mësu me pandëshkueshmëri?

Na po takohemi me disa prej zërave dhe opinioneve më relevante në këtë aspekt, për me e shty përpara diskutimin përtej pyetjes: “po ose jo” për Dhomat e Specializuara. Hajde me K2.0 të mërkurën, më 31 janar, në 18:00, në Klubin M, për një diskutim të hapur dhe përfshirës për këtë temë. Me ne do t’jenë:

  • Drita Hajdari, Prokurore Speciale e Kosovës
  • Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë
  • Glauk Konjufca, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje
  • Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë

Diskutimi ka me u moderu nga Nora Ahmetaj, ish-anëtare e Këshillit Rajonal Koordinues të Koalicionit për Komisionin Rajonal të së Vërtetës, për krime të luftës të kryera nga viti 1991 deri më 2001 në ish-Jugosllavi.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha & Atdhe Mulla / K2.0.