S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

Bisedë: Të drejta autoriale apo komodifim i kulturës?

Nga - 19.04.2018

Bashkohuni me ne në Lapidarium, të martën, 24 prill, ora 18:00.

Në një mënyrë ose tjetrën, shumica nga ne shkarkojmë dhe dëgjojmë muzikë, shikojmë filmat dhe serialet e fundit, lexojmë libra dhe botime online, ose i shikojmë skuadrat tona të preferuara duke fituar ose humbur në live stream. Mirëpo, sa shpeshë mendojmë për autorët e këtyre përmbajtjeve dhe të drejtat e tyre?

Tema mbi të drejtat autoriale mbetet e pa diskutuar dhe e neglizhuar në Kosovë. Tani, një ligj i ri është miratuar, duke pasur për qëllim të rregullojë pronën intelektuale dhe të drejtat autoriale.

Ne dëshirojmë të eksplorojmë se si ligjet mbi të drejtat autoriale do të ndikojnë në sektorin e kulturës në Kosovë. A është kultura në rrezik të komodifikimit duke i mbrojtur autorët, apo do të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e industrisë kulturore? A ka një model hibrid përmes së cilës mbrojtja e të drejtave autoriale është në shërbim të një kulture që është e hapur? A duhet të jetë “gjithçka” apo “asgjë”?

Përderisa bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale, autorët janë të ndarë në disa anë të debatit; disa besojnë në një sistem të kontrolluar, ndërsa të tjerët preferojnë një kulturë më të hapur, ku shpërndarja është pa pagesë.

Për të nisur diskutimim kemi ftuar:

  • Arianit Dobroshin (President i Bordit Ekzekutiv të FLOSSK – Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur)
  • Blerta Kosovën (muzikante)
  • Valon Kashtanjevën (Drejtor i Zyrës për të Drejta Autoriale – Qeveria e Kosovës)
  • Florent Boshnjakun (kompozitor)

 

Luljeta Plakolli, profesoresha e juridikut në Universitetin e Prishtinës do e moderojë këtë bisedë.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.

Mbështetur nga:

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.