Bursat - Kosovo 2.0

Bursat

2020

2019

2018

Ky program angazhon dhe fuqizon gazetarët e rinj t’u shërbejnë interesave të të heshturve, që janë të margjinalizuar, të ndarëve dhe të përjashtuarve nga shoqëria. Përmes gazetarisë, programi synon të sjell këndvështrime dhe pikëpamje që kundërshtojnë normat tradicionale diskriminuese apo normat të cilat vendosin grupe të caktuara shoqërore në rrezik.

Gazetarë të rinj aspirues do të mbështeten financiarisht dhe do të mentorohen vazhdimisht nga redaktorë profesionist me ekspertizë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të përgatisin një artikull të gjatë gazetaresk me një pikëpamje të të drejtave të njeriut.

Gjatë periudhës gjashtë mujore, fituesit e bursës do të punojnë së afërmi me redaktorë, do të kryejnë hulumtime të gjera rreth temave të zgjedhura, do të identifikojnë palë të interesit, t’i intervistojnë burimet si dhe së fundmi t’i finalizojnë storjet e tyre për t’u publikuar në platformën online të magazinës Kosovo 2.0.

Programi i bursave për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancohet nga projekti “Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).