Në thelb | COVID-19

COVID-19: A ka marrë fund?

Nga - 09.05.2020

Le t’u kthehemi çështjeve themelore.

Një virus i ka shndërruar jetët e njerëzve anekënd botës.

Në Kosovë,  njerëzit po jetojnë pothuajse vetëm përbrenda shtëpive qëkur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 më 13 mars nga Kryeministri Albin Kurti. Me paralizimin e shumë aktiviteteve ekonomike dhe shoqërore për shkak të masave të ngujimit, të cilat janë marrë për ta ndërprerë përhapjen e virusit në popullatë, a mund të themi që pandemia tashmë gati ka marrë fund?

Në këtë video, shqyrtojmë se si koronavirusi i ri ka marrë trajtë në Kosovë, ndikimin e masave të ngujimit në përhapjen e virusit, si dhe kapacitetin e sistemit shëndetësor për t’u ballafaquar me një valë të dytë të infektimeve — e cila tash është rrezik i njëmendtë pasi qeveria i ka shpallur fazat e lehtësimit si përpjekje për t’iu kthyer njëfarëlloj normaliteti.

Por ndërsa shoqëritë anembanë janë të etura t’i kthehen punës, a mundemi vërtet ta bëjmë një gjë të tillë?

Shikojeni videon për më shumë.

 

 

 

 

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetarë’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj video është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian.