Një virus i ka shndërruar jetët e njerëzve anekënd botës.
Në Kosovë, njerëzit po jetojnë pothuajse vetëm përbrenda shtëpive qëkur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 më 13 mars nga Kryeministri Albin Kurti. Me paralizimin e shumë aktiviteteve ekonomike dhe shoqërore për shkak të masave të ngujimit, të cilat janë marrë për ta ndërprerë përhapjen e virusit në popullatë, a mund të themi që pandemia tashmë gati ka marrë fund?
Në këtë video, shqyrtojmë se si koronavirusi i ri ka marrë trajtë në Kosovë, ndikimin e masave të ngujimit në përhapjen e virusit, si dhe kapacitetin e sistemit shëndetësor për t’u ballafaquar me një valë të dytë të infektimeve — e cila tash është rrezik i njëmendtë pasi qeveria i ka shpallur fazat e lehtësimit si përpjekje për t’iu kthyer njëfarëlloj normaliteti.
Por ndërsa shoqëritë anembanë janë të etura t’i kthehen punës, a mundemi vërtet ta bëjmë një gjë të tillë?
Shikojeni videon për më shumë.