Në thelb | Media

Çrregullimi informativ

Nga - 23.06.2022

K2.0 Shpjegon

Kur mendohet për informata të pasakta apo të vëna jashtë kontekstit, sidomos viteve të fundit, u referohen me termin përgjithësues “lajme të rreme”. Por ky term përdoret sidomos prej politikanëve dhe grupeve të caktuara të interesit, kryesisht kur nuk u pëlqen një informatë që publikohet e edhe kur duan t’i vënë mediet nën presion dhe t’ua ulin kredibilitetin në opinion. 

Për këtë, është shumë e rëndësishme t’i përdorim termat e duhur kur flasim për informata të pasakta apo të çrregulluara. K2.0 shpjegon termet kyçe të çrregullimit informativ.

 

Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të “Trusti Ballkanik për Demokracinë“, projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Opinionet e shprehura në këtë video nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, apo partnerëve.

Pse kjo klauzolë?