Blogbox | Diaspora

Dating në diasporë

Nga - 20.08.2019

Tё gjesh dashurinё dhe tё sfidosh pritshmёritё.

Verёn e kaluar, pas pyetjeve tё njёpasnjёshme me muaj tё tёrё nga nёna ime nёse kisha gjetur dikёnd dhe orёs qё po ecte shumё shpejt (isha 23 vjeçare), mё nё fund shpalosa se nё fakt e kisha njё tё dashur. Shpёrthimi im, pёr tё cilin menjёherё u pendova, ishte rrjedhojё e muajve plot pyetje me njё agjendё tё fshehtё, apo mё parё, tepёr transparente.  

Kishte ardhur koha qё ta gjeja pёr partner tё jetёs njё shqiptar. Theksi te fjala shqiptar.

Prindёrit (nё fakt, kryesisht nёna, sepse babai zakonisht del nga dhoma sapo nis tema) nuk ishin krejt tё paarsyeshёm. Kuptohet, nuk prisnin qё ta gjeja njё tё pёrshtatshёm nё Kosovё – kisha jetuar shumicёn e jetёs nё Londёr, tekefundit. Isha shumё e “perёndimizuar”, prandaj duhej ta gjeja njё shqiptar tё mirё nё Perёndim qё tё mё bёnte grua tё tij.

Fundja, nёse do tё kёrkoja njё kosovar vendas, do tё mё viheshin mbas pёr atё qё me gjasё ёshtё aseti im mё tёrheqёs –pasaporta ime britanike. Harrojini cilёsitё e mia tё tjera tё mira.

Sado qё jam kundёr pёrforcimit tё kёtij stereotipi, shumё qartё mё kujtohet kur nё dasmёn e njё kusheriri, njё grua iu afrua gjyshes sime pёr ta pyetur nёse isha ‘çikё e shpisё’.  E kishte njё djalё qё interesohej ta gjente njё zonjushё tё mirё tё re pёr ta sjellё nё shtёpi dhe fatmirёsisht pёr mua, i pёrshtatesha kёtij roli (nёna shqiptare me tё vёrtetё ёshtё msiti yt mё i mirё).

Kishte pyetur, pa pikё finese, nёse ishte e vёrtetё qё kisha shtetёsi britanike? Sepse, djali i saj gjithmonё kishte dashur t’ia mёsynte “Perёndimit” dhe dukej se mund tё isha edhe gruaja edhe viza njerёzore e tij.

Çfarё skandali! Çfarё tradhtie! Çfarё guximi qё unё, njё shqiptare, nuk po pajtohesha me narrativёn e paracaktuar qё nga lindja.

Sipas nёnёs sime, isha mundёsi e mirё pёr njё numёr tё madh tё beqarёve shqiptarё, prandaj duhej tё isha proaktive nё gjetjen e njё partneri tё pёrshtatshёm shqiptar. Fatmirёsisht, kur isha ende nё universitet, mund ta pёrdorja arsyetimin se studimet kishin pёrparёsi ndaj dashurisё (zakonisht nuk kishin), por pёr njё kohё kjo ishte pёrgjigjje e mjaftueshme qё nёna mund ta pёrdorte kur mbytej me pyetje nga tezet e mia nё Gjermani. 

Megjithatё, pak kohё pas diplomimit, pyetjet u bёnё edhe mё kёmbёngulёse: A ke provuar ta gjesh dikёnd nё Facebook? Halla jote e njeh njё djalё tё mirё shqiptar nё zonёn rurale nё Gjermani (!) Pse nuk ia jep njё shansё? Çka thua pёr filan shqiptari nё Norvegji? Ështё avokat!”

Kur kёto pyetje tё bezdisshme u bёnё mё tё shpeshta, durimit filloi tё m’i vinte fundi. Ky durim m’u kthye nё frustrim, i cili solli te shpёrthimi i lartpёrmendur. Pas shumё viteve tё ikjes nga komentet gjysmё tё fshehta rreth jetёs sime sentimentale tё paqartё, mё nё fund i tregova nёnёs. Pёr gati dy vjet isha nё njё lidhje me – frymёn thellё – njё djalё joshqiptar.

Çfarё skandali! Çfarё tradhtie! Çfarё guximi qё unё, njё shqiptare, nuk po pajtohesha me narrativёn e paracaktuar qё nga lindja. “E si do tё flas me nipat e mi?” mё pyeti nёna, qё flet rrjedhshёm anglishten, kur ia tregova lajmin dhe, me sa duket, ia theva edhe zemrёn.

Pas kёtij ngёrçi tё lehtё nё lidhjen tonё nёnё-bijё, iu desh gati njё vit qё ta pranojё se kjo nё tё vёrtetё ishte lidhje serioze, dhe jo, nuk isha e interesuar pёr avokatin shqiptar prej Norvegjie, pavarёsisht se sa i gdhendur ishte. Kur situata ngadalё u shtendos and mohimi i nёnёs filloi tё zhdukej, nisa tё pyesja veten nёse kjo ishte sfida me tё cilёn pёrballen shqiptarёt nё diasporё – veçmas gjenerata e dytё e imigrantёve.

Kohёt e fundit, dola pёr kafe me njё shok tё fёmijёrisё qё nuk e kisha parё plot 15 vjet. Tregimi i tij ishte i njёjtё me ato tё shumё imigrantёve shqiptarё nga Kosova – familja e tij kishte kёrkuar azil nё Mbretёrinё e Bashkuar gjatё pranverёs sё vitit 1999. Kёtu ka mёsuar tё lexojё dhe tё flasё dhe theksin te kishte tipik tё pjesёs lindore tё Londrёs, pёr ta dёshmuar kёtё.

“Uau.” u pёrgjigj kur i tregova. “Me tё vёrtetё duhet ta duash kёtё djalё aq shumё sa t’i prishёsh raportet me familjen pёr tё.”

Pasi folёm pёr tё kaluarёn, studimet dhe karrierёn, natyrisht se folёm edhe pёr jetёt tona personale. Mё tregoi se motra e tij e madhe tani ishte fejuar me njё djalё shqiptar nga Kosova. Edhe ai ishte nё lidhje me njё shqiptare – njё vajzё nga Tirana, tё cilёn e kishte takuar pёrmes internetit.  

U befasova pak nga kjo – cilat janё gjasat qё ata tё dy tё lidhen me shqiptarё? Ai ёshtё vendas nё Londёr mё gjatё se unё, duke qenё se unё i kam kaluar vitet e adoleshencёs nё Prishtinё.

E dija qё pyetja pёr jetёn time sentimentale shumё shpejt do tё vinte, prandaj nё panik, mendova tё gёnjeja. Çka do tё mendonte ai nёse do t’ia tregoja tё vёrtetёn? Qё i dashuri im ishte anglez? E dija se me siguri kjo do ta niste njё bisedё tё parehatshme mes prindёrve tё mi dhe tё tijve, sepse padyshim qё ky informacion interesant do tё diskutohej kur tё takoheshin herёs tjetёr.

Prapё, isha kurreshtare ta shihja reagimin e tij, prandaj u tregova e sinqertё.  

“Uau.” u pёrgjigj kur i tregova. “Me tё vёrtetё duhet ta duash kёtё djalё aq shumё sa t’i prishёsh raportet me familjen pёr tё.” Tonin e zёrit e kishte akuzues, çka nuk i ndihmonte shumё fajit qё po e mbaja nё gji. Ёshtё e lehtё ta ndjesh fajin qё nuk ёshtё i yti, sidomos kur kudo qё shkon, akuzohesh dhe gjykohesh pёr shkak tё zgjedhjeve personale. 

“Por,” shtoi ai, me mirёkuptim kёtё herё. “E di se ёshtё gabim ajo qё prindёrit e presin prej nesh.” Kёtu u pajtuam, megjithatё dallimi ishte se unё isha larguar prej shtegut qё duhej tё merrja.

Tani, jam e vetёdijshme se nё kulturёn tonё, familja ёshtё parёsore ndaj çdo gjёje tjetёr. Si shqiptarё, qёndrojmё tё bashkuar; ka njё ndjenjё tё pashkruar tё atmosferёs shoqёrore dhe vёllazёrisё/motёrzimit kur e takon njё shqiptar nё diasporё.

Kur rritesh si vajzё nё njё shtёpi shqiptare, gjithmonё ёshtё pritshmёria tё jesh bija e pёrgjegjshme. Fjalёt, ‘duhet me marrё shqiptar’ thuhen menjёherё kurdoherё qё flitet pёr dashurinё dhe romancёn, nёse ndodh qё e rastёsisht e harroj detyrimin tim. 

Nuk mund ta shmangia ndjenjёn e ankthit tё vazhdueshёm. Si do ta fshihja tё dashurin kur tё mbёrrija atje?

Kёto fjalё janё pёrsёritur gjatё gjithё fёmijёrisё sime dhe vetja ime e re shumё lehtё e ka pranuar kёtё besim, aq sa menjёherё i largoja çfarёdo lloj ndjenjash qё kisha ndaj dikujt qё nuk e plotёsonte kёtё kriter. Doja shumё qё ta takoja njё djalё shqiptar me tё cilin do tё dashurohesha dhe qё tё ishte i integruar nё shoqёrinё britanike po aq sa unё, vetёm pёr ta shmangur dёshpёrimin e prindёrve tё mi.

Prapё, kur hyra nё moshёn e pjekurisё dhe u pёrplasa mes asaj qё pritej nga unё dhe asaj qё doja tё isha, e kuptova se pa marrё parasysh arritjet e mia, nёse nuk e ndiqja kёtё narrativё tё paracaktuar tё jetёs sime dashurore, do tё njihesha nё rrethin e shoqёrisё sime shqiptare si ajo shqiptarja qё e zgjodhi njё tё huaj. Kur ka kaq shumё meshkuj shqiptarё tё disponueshёm. Çfarё pafytyrёsie! 

Qё tё ia bёja vetes jetёn mё tё vёshtirё, po planifikoja njё udhёtim tё stёrvonuar nё Kosovё me tё dashurin dhe njё grup tё shoqёrisё sё universtitetit. Megjithatё, kur data po afrohej dhe po e mbushja valixhen me rrobat e pushimit, nuk mund ta shmangia ndjenjёn e ankthit tё vazhdueshёm. Si do ta fshihja tё dashurin kur tё mbёrrija atje?

Prindёrit e mi nuk kanё qenё shumё tё entuziazmuar pёr t’u treguar njerёzve me kё isha nё lidhje dhe asnjёri nga familja e gjerё nuk dinte asgjё. Prandaj, nё udhёtimin pёr Prishtinё, nё njё autobus tё stёrmbushur dhe tё rёnduar nga Budva, fillova tё pёrgatisja njё plan si ta fusja fshehurazi tё dashurin nё shtёpi kur tё arrinim, qё t’u shmangesha syve kureshtarё dhe pёshpёritjeve.

Gjё e vёshtirё kjo me gjyshen time qё jeton ngjitur. Ajo e kishte zakon tё shfaqej bash nё ato momente qё doja t’i mёnjanoja. Sa herё qё provoja tё dilja fshehurazi pёr tё shkuar nё njё festё, ajo ishte aty, duke i ujitur lulet nё kopshtin e saj pёrpara shtёpisё. Natёn.

Gjithashtu e kisha bёrё tё dashurin tё ndjehet jo i mirёseardhur dhe i parehatshёm. Sikur ta kisha marrё me zor tё paftuar nё njё festё.

Njё parukё? Ma sugjeroi njё shok, por humori i tij nuk ia arriti tё ma hiqte brejtjen e ndёrgjegjes e ankthin nё krahёror. Nuk duhej tё brengosesha.  Gjyshen time ishte vёshtirё ta mashtrosh, prandaj njё mёngjes, kur shkova pёr çaj, e mora vesh qё ajo tashmё e kishte kuptuar.

“A je bashkё me atё djalin e gjatё anglez?”

Ja ku doli. Prapё, nё vend qё tё mё gjykonte siç isha pёrgatitur, e ndjeva gati njё lloj shprese nё zёrin e saj. Prapё desha tё manipuloja me tё vёrtetёn, por u tregova e sinqertё. Po, ai ishte i dashuri im.

Ajo qё nuk e prita ishin fjalёt lehtёsuese qё pasuan. Ishte e lumtur me lajmin – po rrezatonte pozitivitet. Ende e shokuar nga pranimi i saj, u ktheva nё shtёpi dhe i tregova tё dashurit dhe i prezantova me njёri-tjetrin, me mua si pёrkthyese mes gjyshes qё nuk dinte anglisht dhe atij qё dinte veç disa fjalё shqip.

Mё vonё atё ditё, kur po shkonim te Rruga B, mendova pёr krejt skenarёt qё i kisha krijuar nё kokё. E kuptova qё jo vetёm se e kisha bёrё ankthin tё shpёrthente pёr shkak tё brengosjes sё vazhdueshme rreth kёsaj çёshtjeje tё parёndёsishme, por e kisha bёrё tё dashurin tё ndihej jo i mirёseardhur dhe nё siklet. Sikur ta kisha marrё me zor, tё paftuar nё njё festё, ku ai e dinte se tё gjithё po flisnin pёr tё prapa krahёve. U nervozova qё e kisha lejuar kёtё tё bёhej paragjykimi pёr vendin tim tё lindjes.

Krejt kjo pёrvojё mё bёri tё mendoja pse gjyshja, njё grua gati 80 vjeçare qё mezi flet ndonjё fjalё anglisht (pёrveç shprehjes fuck you very much qё e pёrdori kur i kёrkuam tё thoshte thank you (faleminderit)) ishte kaq tolerante ndaj vendimit tim?

Nёse jeni tё dy shqiptarё nuk tё garanton qё lidhja do tё funksionojё, sado qё kjo ёshtё ende e ngulitur nё mendjet tona.

Flas nga pёrvojat e mia kur them se shumё nga shqiptarёt nё diasporё duket se kanё ngecur me mendёsinё dhe qёndrimet e tyre rreth çёshtjeve shoqёrore, sidomos krahasuar me pjesёn e jodiasporёs nё Kosovё. Mё falni nёse dukem shumё pёrgjithёsuese nё supozimet e mia, por ky ёshtё njё kёndvёshtrim qё e kam dёgjuar ta shfaqin shokёt e mi nё Kosovё, shumica e tё cilёve kanё tё afёrm nё diasporё.

Kusherinjtё e tyre shaci qё nisen nё udhёtimet e tyre çdo verё nё Kosovё, qё vozisin BMW tё shtrenjtё dhe veshin rroba me firmё, inkurajohen nga familjet e tyre tё kёrkojnё njё partner/e shqiptar/e, edhe pse flasin njё shqipe tё gjymtё. I kam dёgjuar tregimet e gjeneratёs sё dytё tё shqiptarёve qё janё martuar me msitni nё Kosovё, pёr t’ia plotёsuar dёshirat prindёrve. Prapё, pasi mbahen dasmat e mёdha dhe dёgjohet tingulli i fundit i defit, kёto çifte qё pёrveç trashёgimisё kulturore nuk kanё gjё tjetёr tё pёrbashkёt, nuk zgjasin gjithmonё. Shqiptarёsia e tё dyve nuk garanton qё lidhja do tё funksionojё, sado qё kjo ende na ngulitet nё mendje. 

E kuptoj dёshirёn dhe detyrёn pёr ta mbrojtur kulturёn tonё shqiptare, tё cilёn kemi luftuar aq gjatё pёr ta ruajtur nga fatkeqёsitё dhe diskriminimi sistematik. E di se prindёrit e mi, si shumё prindёr shqiptarё qё jetojnё nё diasporё, kanё frikё se fёmijёt e tyre do ta harrojnё vendin pёr tё cilin kaq shumё paraardhёs luftuan dhe shkruan poezi. Se do tё rritemi dhe do ta humbasim aftёsinё pёr tё komunikuar nё gjuhёn tonё. Se fёmijёt tanё nuk do ta dijnё historinё dhe sakrificat e njerёzve tanё.

I dashuri im anglez tani e ka mёsuar historinё e Skёnderbeut. Mund ta bёjё shqiponjёn me duar dhe i pёlqen mantiat.

Por a ёshtё kёshtu vёrtet? A nuk i japim mjaft besim gjeneratёs sё dytё tё imigrantёve nё diasporё? Jam e sigurt qё jeni tё informuar pёr pushtimet botёrore mё tё fundit tё shqiptarёve – nё sport, art dhe muzikё.

Çifti i Dua Lipёs, Januzajt, Shaqirit, Gashit dhe Rita Orёs mund tё jetё i perёndimizuar, le tё themi, por kёta shqiptarё qё e kanё kaluar shumicёn e jetёs (nёse jo krejt) larg atdheut, ende krenohen shumё pёr rrёnjёt e tyre. Njё lёshim tё shpejtё nёpёr muret e tyre nё Instagram dhe do tё gjesh plot postime qё kanё simbolin universal tё shqiponjёs me dy krena tё shqiptarёve si dhe festimet e Ditёs sё Pavarёsisё dhe madje video tё tyre duke kёrcyer shotёn.

Ata, si krejt shqiptarёt nё diasporё, bartin dashuri tё madhe dhe lidhje me vendin e tyre. Ne jemi shqipe, pa marrё parasysh me kё vendosim tё krijojmё lidhje. Vendimi im pёr tё takuar dikё jashtё rrethit tё paracaktuar nuk mё bёn mё pak shqiptare.

I dashuri im anglez tani e ka mёsuar historinё e Skёnderbeut. Mund ta bёjё shqiponjёn me duar dhe i pёlqen mantiat.  E ka shkarkuar njё aplikacion pёr ta mёsuar gjuhёn shqipe, e mё interesantja, tani mund ta dallojё shqiptarin prej njё kilometri larg.

Prandaj, ajo çka dua tё them ёshtё, le tё mos i gjykojmё shqiptarёt nё diasporё qё luftojnё njё betejё tё brendshme mes asaj çka duan dhe çka pritet prej tyre. Tё mundohesh tё asimilohesh dhe tё integrohesh nё njё vend tё huaj nё tё njёjtёn kohё qё mundohesh ta ruash identitetin tёnd shqiptar, nuk ёshtё gjё e lehtё.

Dhe pёr shqiptarёt nё diasporё, le tё provojmё ta mbajmё hapin me vёllezёrit dhe motrat nё Kosovё. Nёse gjyshja ime i pranon zgjedhjet e mia tё dashurisё, atёherё duhesh edhe ti.

Foto kryesore: Arrita Katona / K2.0.

  • 19 Oct 2019 - 00:39 | fatoni:

    Une me se pari mendoje se kjo qika nuk eshte prej kosoves , se dyti mendoj se kjo ishte si nje prrall pra story nothing else really, sepse edi nuk eshte reale kjo edhe pse pajtona me kete qiken per disa gjana qe i kemi na, qe i tha, ne kete tekst ama me shume mu dok se story me lexu mu doke i mire por nuk besoj se eshte realiteti ky .

  • 03 Sep 2019 - 13:56 | Arlind:

    Shume mpelqej artikulli, gjyshen e paske loqk <3

  • 21 Aug 2019 - 21:22 | Kimete:

    E Lexova shkrimin tend,me pelqeu shume(edhe kritikat ndaj tezeve),e me se shumti ajo qe ,Po citoj,, ai eshte mesuar ta njeh shqiptarin 1 km larg''.Kur gjyshja jote ka pranuar zgjedhjen tende te dashurise,atehere une e pranoj patjeter.Suksese ❤,perqafime nga une tezja Kimet.????

  • 21 Aug 2019 - 13:39 | Urata:

    Oh Eliza, I loved it. You go girl shkrim ma te bukur moti skam lexu. Ju deshiroj mat mirat e botes.

KOMENTO