Outloud Podcast | Personat e pagjetur

Demolli: Historia do ta dëshmojë rolin e grave në luftën dhe në shtetndërtimin e Kosovës

Nga - 30.06.2022

#HapniArkivat

Në shumicën e luftrave dhe konflikteve janë gratë dhe vajzat ato që prijnë protestat, goditen më së shumti nga dhuna në baza gjinore e mungesa e resurseve jetike, derisa në të njëjtën kohë janë në krye të betejës për liri dhe të drejtat e njeriut. 

Megjithë këto, drejtësia tranzicionale shpesh dështon të trajtojë në mënyrë adekuate çështjen shumëdimensionale të drejtësisë gjinore. Në çastin kur lufta përfundon, ato priten që t’u kthehen roleve të tyre normale. 

Duke e pasë parasysh pikërisht këtë, dhe pas një lufte të gjatë politike, në vitin 2000, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi Rezoluten 1325, duke synuar që barazia gjinore dhe situata e grave të bëhen pjesë e pandashme e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë. 

Rezoluta ripohon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, luftërave, negociatat e paqes dhe në rindërtimin e vendit pas luftës. 

Në bashkëbisedim me Luljeta Demollin, drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare per Studime Gjinore, bisedojmë se sa është implementuar kjo rezolutë që nga koha e pasluftës në Kosovë dhe sa është përfshirë perspektiva gjinore gjatë proceseve të rëndësishme poltike, siç është dialogu për normalizimin e maredhënieve me Serbinë.

 

 

 

Ky podkast është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e tij i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?