Bashkë me fëmijët dhe familjarët e tjerë kishin dalë nga fshati me idenë se do të gjenin një vend të sigurt. Për muaj të tërë do të endeshin nga fshati në fshat. Çdo ditë që kalonte bëhej më e vështirë për këtë nënë dhe fëmijët e saj.
Nën urdhrat e paramilitarëve serbë, ajo dhe gjashtë familje të tjera, të gjithë fëmijë e gra, u vendosën në disa shtëpi të braktisuara në një qytet të Kosovës.
Për disa muaj u dhunuan sistematikisht. Nuk u kursyen as fëmijët. Ajo është e bindur se ka arritur të abortojë me barna popullore shtatë javë pas dhunimit të parë.
Aktore: Edona Reshitaj.
Kompozitor: Memli Kelmendi.
Dramaturg: Visar Krusha.
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi.
“Unë Dua të Dëgjohem” është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.