Konteksti Podcast | Diaspora

Diaspora Kontribuon: Dëshirë apo Pritshmëri?

Nga - 25.08.2019

Tre persona tregojnë si është të jesh pjesë e diasporës së Kosovës.

Është gusht, e gjatë këtyre ditëve fjalën që e dëgjojmë vazhdimisht është fjala “diasporë”. Pjesëtarë të diasporës arrijnë në masë të madhe në Kosovë çdo verë, nga vende si Gjermania, Zvicra, shtetet Skandinave, Mbetëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, kryesisht për t’i kaluar pushimet me të afërmit e tyre.  

Ka shumë forma në të cilat diaspora kosovare kontribuon në rritjen e Kosovës si shtet, dhe aspekti që diskututohet më së shumti është gjithmonë ai ekonomik: Paratë e dërguara janë një kontribut thelbësor për mbijetesën e shumë familjeve në vend. Por, në këtë episod të Kontekstit, duam të shikojmë përtej parave.

Diaspora kontribuon, por çka do të thotë të kontribuosh? Për ata që as nuk janë lindur në Kosovë, a bëhet ky kontribut pritshmëri ndaj familjes dhe “rrënjëve” apo vjen nga dëshira e sinqertë? A janë inciativat shoqërore dhe kulturore nga njerëzit në diasporë të vlerësuara dhe të mbështetura në vend, si dhe nga institucionet? A iu ndihmon kjo lidhje e kërkuar për të mbajtur dhe krijuar një identitet si pjesë e një bashkësie? Si ndryshon kjo lidhje prej një gjenerate në tjetrën?

Në episodin tonë të fundit të Kontekstit, kryeredaktorja e K2.0, Besa Luci, flet me dy anëtare të diasporës tepër aktivë që vazhdojnë të vijnë këtu — Jehona Jahaj, punëtore sociale, aktiviste dhe gazetare në Berlin dhe Safete Binaku, themeluese e The Library Project Kosova, me vendqëndrim në Suedi — si dhe me Liza Gashin, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e programit në organizatën Germin, që punon intensivisht me Diasporën e Kosovës.

Vizitoni K2.0 Podcasts