
Didarja – një rrëfim i munguar
Përkthim i ri në gjuhën shqipe për librin i cili sfidon qasjet tradicionale të historisë.

Rrëfimi i Didares na e ofron mundësinë të shohim një peizazh ndryshe prej atij të përgjithëshmit dominues. Mallesheviq, pas shumë intervistave të thella me Didaren, duke përdorë metodologjinë e historisë gojore, na e formëson rrëfimin e saj me sekuenca, duke filluar me fëmijërinë (periudha para Luftës së Dytë Botrore – LDB), adoleshencën (pas LDB-së), karrierën dhe idealin e gruas komuniste (vitet e ‘70), si dhe tëhuajsimin e Didares nga jeta publike (fundi i viteteve ‘80 e ‘90). Përmes këtij rrëfimi, mes ngjarjesh e situatash Didarja na e shfaq zhvillimin e modernitetit socialist, idealin e gruas shqiptare jugosllave, vështirësitë dhe përfitimet gjatë socializmit, sidomos në raport me emancipimin gjinor, dhe së fundi periudhën e politizimit dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndër-etnike. Libri nxjerr në sipërfaqe mjeshtërinë e të intervistuarit dhe të shkruarit ku shfaqet edhe personaliteti dhe zëri i subjektit.
Në një periudhë kur gjithçka ishte e ndarë në baza etnike, dhe gjithçka tejthjeshtëzohej ‘bardh e zi’, rrëfimi i Didares e jep edhe atë zonën gri në mes.


Artikulli është punuar duke ju referuar edhe këtyre librave/punimeve:

Elife Krasniqi
Elife (Eli) Krasniqi është antropologe dhe shkrimtare.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.