S`fundmi | Të drejtat e privatësisë

Luftë digjitale kundër ekstremizimit?

Nga - 22.06.2017

Ekspertë mblidhen në Prishtinë, për të diskutuar metodat e përdorimit të internetit kundër terroristëve.

Plot 12 ditë pas sulmit terrorist në Manchester të Britanisë së Madheqë ndodhi në maj dhe la 22 persona të vdekur, njohës të sigurisë, fushës kibernetike dhe ekspertë të të drejtave digjitale dhe të të drejtave të njeriut u mblodhën në Prishtinë, në një konferencë ndërkombëtare për të diskutuar pikëpytjet që u shtruan gobalisht pas sulmit: a po bëhet majftueshëm për të parandaluar sulmet terrioriste, dhe si mund të përdorët interneti në këtë drejtim?

Disa panele janë mbajtur gjatë konferencës dy ditore me titullin: ‘‘Për agjendë të përbashkët për të drejtat digjitale’’, e të organizuar nga organizatat joqveritare Lens dhe Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (Kosovar Center for International Cooperation – KCIC), për t’u përgjigjur në këto pyetje dhe më shumë.

Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

Paneli që K2.0 ka përcjellur kryesisht është fokusuar në temat si radikalizmi, privatësia dhe siguria në internet.

Moderatori i diskutimeve Carl Miller – themelues i Qendrës për Analizën e Mediave Sociale (CASM), një think-tank organizaatë me bazë në Britani të Madhe.

Miller nisi fjalimin e tij pikërisht duke folur për sulmet terroriste të 26 majit që ndodhën në Manchester, duke thënë se sulmet e tilla ngrejnë nevojën rreth debatit për ekstremizimin që po ndodh në internet dhe problemet që po shfaqen si pasojë e tij.

Carl Miller. Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

Ai parafrazojë kryeministren britanike,Theresa May, e cila pas sulmit kishte thënë se duhet kundërshtuar ekstremizimi me çdo kusht, edhe përmes internetit.

“Kundërshtimin si: kundërshtim të ideologjisë (ekstremiste) dhe rolin e internetit në këtë kundërshtim, veprime më të rrepta (nga autoritetet e sigurisë) në internet që lidhen me ngjarje ekstremiste, pastaj për komunitet e ndara online dhe roli i këtyre komuniteteve në ekstremizëm; si dhe ndëshkimet për personat që janë të përfshirë në ekstremizëm të jenë më të rrepta”, ishin pikat që Miller i parafrazojë nga deklaratat e kryeministres May.    

Anën tjetër, Bislim Gashi që punon si zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), e vuri theksin tek pjesëmarrja e disa qytetarëve Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, duke thënë se bëhet fjalë për një problem jo të thjeshtë.

Bislim Gashi. Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

Sipas tij, ekstremizmi në Kosovë është ‘‘veçse në  fillet e tij’’ dhe se ekstremizmi nuk ka arritur të shtrijë rrënjët e tij në shoqërinë kosovare. Gashi gjithë këtë e bazon në përvojat e tij gjatë ndjekjes së seancave gjyqësore kundër të akuzuarve për pjesëmarrje në luftërat jashtë Kosovës, e në të cilat sipas tij shumica e të akuzuarve janë penduar për veprimet e tyre.

Gashi më tej ka treguar se e njëjta nuk ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku të akuzuarit për përfshirje në grupe ekstremiste nuk kanë shprehur pendim. Madje,  janë deklaruar edhe se nuk e njohin sistemin gjyqësor shqiptarë.

Por, më tepër rreth shkuarjes së kosovarëve për të luftuar krah organizatave si ISIS dhe Al-Nusra, në Siri dhe Irak, ka folur hulumtuesja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Arife Muji.

Muji ka theksuar se trendi më i madh i bashkimit të kosovarëve në luftën në Siri dhe Irak ka ndodhur në vitin 2014, sidomos i të rinjve, mirëpo numri i këtyre është ulur me trendin global në vitet pasuese. Megjithatë, sipas Mujit,  shteti i Kosovës nuk ka qenë i përgatitur në raport me rastet e grupeve të caktuara që përqafojnë ideologji ekstremiste, por që sipas saj, kjo ka ngjarë edhe në vendet tjera perëndimore.

Muji po ashtu ka përmendur edhe ligjin e miratuar në 2015 nga institucionet kosovare që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja, si një ndër hapat më direkt të ndërmarrë nga shteti për luftimin e ideologjive ekstremiste.

Arife Muji. Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

“Disa nga problemet kyçe sot në trajtimin e ekstremizmit dhe personave që kanë marrë në këto lufta është mos eksperienca jonë si shoqëri dhe si institucione shtetërore të merremi me rastet e personave që janë kthyer nga luftërat e tilla”, ka thënë ajo. Ndër problemet, ajo i përmendi trajtimin e të burgosurve si dhe individëve që tentojnë të riintegrohen në shoqëri pas kthimit.

Një ndër metodat që rekrutues të organizatave si shteti i ashtuquajtur Islamik – ISIS, kanë përdorur për të tërhequr përkrahës ka qenë edhe përcjellja e mesazheve indoktrinuese në internet, gë e cila vazhdon. Elana Cibuku, është krijuese e një faqe elektronike në kompaninë “Procdev”, e cila merret me dizajnimin e ueb faqeve, si dhe ka një punuar në një studim në të cilin analizon pikërisht mesazhet propaganduese në gjuhën shqipe ose mesazhe të tilla të përkthyer në gjuhën shqipe në Facebook ose në platforma tjera online. Cibuku kishte ardhur nga Shqipëria për të ndarë përvojat e saj nga studimi që ka bërë duke theksuar se ka vërejtur që si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, institucioneve shtetërore iu mungon personeli profesional për qasje në hapësirat kibernetike.       

“…që do të mundësonte monitorim, kontrollim të aktiviteteve të ndryshme online që mund të jenë të rrezikshme”, ka thënë ajo.  

Elena Cibuku. Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

Sipas saj, zakonisht mesazhet të grupeve ekstremiste apo individëve përmbajnë ‘‘key word’’ (fjalë kyçe), çka e bënë të domosdoshëm që në institucionet e sigurisë të jenë të pranishëm persona që mund të operojnë në hapësirat kibernetike dhe shumë më lehtë mund t’i dallojnë mesazhet propagandistike dhe kështu do të bëhej i mundur reagimi i institucioneve tjera përkatëse dhe marrja me përmbajtjen e atyre mesazheve.  

Valentina Hvale – Pellizer, e cila është aktiviste e të drejtave të grave dhe angazhohet në ueb sajtin One World Platform, përmendi po ashtu mbrojtjen e  parimeve të të drejtave të njeriut në internet.  Hvale potencoi se kur bëhet fjalë për sigurinë si dhe mbledhjen e të dhënave me anë të internetit, e që sot ndodh në nivel global, fillimisht duhet të dihet se ‘‘për sigurinë e kujt bëhet ajo dhe për çfarë qëllimi’’.

Ajo përmendi se në ditët tona dikush mund të mbledh të dhëna në internet dhe në njëfarë mënyrë, ai dikush ka në dorë të vendos se ‘‘kush është i miri dhe kush është më i keqi’’.

“…dhe brenda ditës mund ta gjesh veten në cilindo prej dy këtyre taboreve”, ka thënë ajo.

Valentina Hvale-Pellizer. Fotografia: Agan Kosumi / K2.0.

Një temë tjetër, e nxitur nga udhëheqësi i diskutimit Carl Miller, ishte edhe enkriptimi i mesazheve nga platforma të ndryshme të komunikimit nëpër botë dhe tendencën e vazhdueshme nga institucionet e sigurisë që të kenë qasje më të madhe nëpër këto platforma.

Ai ndaj panelistëve pati pyetje direkte se a duhet të iu lejohet qeverive diçka e tillë, duke pasur parasysh edhe të drejtën në privatësi këtu si të drejtë themelore të njeriut.

Valentina Hvale ndaj kësaj pyetje u përgjigj me një kundër pyetje. “A duhet ta zhdukim çelësin e derës vetëm se një hajn që arrin të futet brenda shtëpisë mund ta përdorë çelësin që të ju mbyll brenda?”, ishte pyetja që bëri Hvale.

Ajo tha se beson se argumenti se qeveritë dhe korporatat në emër të sigurisë bëjnë mbledhjen e të dhënave nga numër i madh njerëzish, është një argument i paqëndrueshëm. Ajo beson se qeveritë po bëhen dembele dhe si të tilla ato po presin informata të gatshme nga kompanitë e komunikimit duke u bërë presion dhe duke tentuar që ato të dhëna t’i përdorin në punën e tyre të përditshme. Hvale tha se beson se agjencitë e inteligjencës duhet të jenë më të afta në punën e tyre, duke përmendur edhe sulmin terrorist në Paris ku autoritetet atje veçse ishin në dijeni të aktivitetit dhe të sms-ve që kishin shkëmbyer atentatorët.

Elena Cibuku në anën tjetër, tha se e kupton se njerëzit janë të prirur që vazhdimisht të kenë komunikim me të tjetër pa pasur ndërhyrje nga persona të tjerë. Por, prapë kur arrihet në njëfarë pike kur respektohet që komunikimet të mos përgjohen, atëherë thuhet përsëri nëpër debate se kjo është një prej shkaqeve që arrihet që të ketë sulme terroriste, apo të ngjashme. K

Foto kryesore: Agan Kosumi / K2.0.