S`fundmi | Religjioni

Diskutim i hapur: Zoti, Kosova dhe ‘Perëndimi’

Nga - 14.10.2019

Biseda e Lokomotivës më 17 tetor 2019, nga ora 17:30 në Hub 2.0.

Feja është temë që ka dominuar shoqëritë, shtetformimin dhe diskursin publik gjatë shumicës së historisë së njerëzimit –luftëra të panumërta janë luftuar për të, identitete janë krijuar prej saj dhe për miliona ka qenë në kuptimin e plotë të fjalës çështje e jetës o vdekjes.  

Por përveç rolit thelbësor të saj në formësimin e botës sonë sot, çka dimë në të vërtetë për fenë?

Rritja e sulmeve terroriste në emër të besimeve fetare e ka bërë fenë një temë mjaft të përhapur në media. Në median ndërkombëtare ‘Perëndimore’, narrativa shpesh paraqitet në terme si  “krishterët e mirë” dhe “myslimanët e këqij.” Por, në vendet ku shumica identifikohen si myslimanë, gjërat janë më ndryshe.

Si shumë vende nëpër botë, edhe Kosova shpesh ka pasur problem me lidhjen e saj me fenë. Shumica e popullatës e identifikojnë veten si myslimanë –edhe pse shumica rrallë shkojnë në xhami –por ka të tjerë që janë ortodoksë, të krishterë, katolikë, protestantë, madje disa e praktikojnë edhe judizmin. Ka shumë njerëz që në mënyrë aktive provojnë ta distancojnë veten nga përkatësitë fetare dhe udhëheqësit politik shpesh e kanë parë fenë si një temë që është shumë “e nxehtë” dhe më së miri është ta shmangin plotësisht.

Teknikisht jemi shtet “laik” sipas Kushtetutës së Kosovës, por çka do të thotë kjo në praktikë?

Një studim së fundi tregoi se të rinjtë më shumë iu besojnë udhëheqësve fetarë sesa presidentit, përderisa 1 në 3 të rinj i ndjekin shërbimet rituale fetare së paku një herë në muaj. Prandaj, ç’farë roli ka feja në përditshmërinë e të rinjve?

Ka pasur rritje të dukshme në diskursin ekstremist brenda disa pjesëve të komunitetit mysliman në Kosovë dhe “importi” i një “Islami të huaj,” përderisa –si në shumë vende –qindra kosovarë iu bashkuan militantëve islamik në Siri dhe Irak.

Prej nga ka ardhë ky radikalizim? A është faji vetëm i Imamëve të caktuar që predikojnë ekstremizëm? Apo a është këtu një trend i të luftuarit kundër “Perëndimizimit?”

Dhe mes të gjitha pikëpamjeve të ndryshme, si duhet të duket lidhja e Kosovës me fenë për të ecur përpara?

K2.0 po e organizon një diskutim të hapur për fenë në mënyrë që të eksplorojë mendimet e të rinjve rreth fesë, Kosovës dhe “Perëndimit.”

Për t’i dhënë formë diskutimit, do të fillojmë me shfaqjen e një pjese të dokumentarit “The story of God with Morgan Freeman: Proof of God.”

Pastaj, për ta nisur diskutimin, i kemi ftuar:

  1. Ardian Gola – Ligjërues në Universitetin e Prishtinës
  2. Skender Perteshi – Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Bashkohuni në ekslorimin tonë të perceptimeve dhe qëndrimeve të të rinjve për fenë më 17 tetor 2019, nga ora 17:30 në Hub 2.0. K