S`fundmi | DokuFest 2017

DokuFest: Përzgjedhjet e njerëzve

Nga - 08.08.2017

Cilët ishin filmat më me ndikim për pjesëmarrësit e festivalit?

Në ditën e pestë të DokuFest, K2.0 doli rrugëve të Prizrenit për t’i pyetur pjesëmarrësit e festivalit se cilët filma u kishin lënë më së shumti përshtypje deri më tani. Me gjithë ata filma që u shfaqën gjatë këtyre ditëve erdhën edhe shumë përgjigje të ndryshme, gjë që tregon shumëllojshmërinë e filmave dhe mënyrat e ndryshme nëpërmjet së cilave ato i prekin mendjet e shpirtërat e njerëzve.

John Smith ishte shumë i përfshirë në edicionin e sivjetëm të festivalit më 21 filma të shkurtër avan gard të tij të shfaqur në programin John Smith Retrospective. Qasja e tij më indirekte sa i përket tregimit të storjeve i la përshtypje Albiona Bendaj, që erdhi nga Shqipëria dhe i pëlqeu të gjitha punimet e tij. “Janë shumë filozofike të gjitha”, tha Bendaj. “Ai merr diçka që është shumë e rëndomtë dhe e vënë në një situatë të rëndomtë të cilën as nuk e ke paramenduar. Gjithçka është shumë personale, madje edhe mënyra se si i ndjenë gjërat”.

Vizitorja nga Shqipëria, Eli Kraja, e zgjodhi Voyage of Time të Terrence Malick si të preferuarën e saj. Foto: Agan Kosumi / K2.0.

Voyage of Time, e rrëfyer nga Cate Blanchett, inkorporon shumë efekte vizuale dhe imazhe magjepsëse gjatë eksplorimit të koncepteve të kohës dhe vet jetës. Eli Kraja nga Shqipëria u tërhoq nga elementet e figurshme, artistike dhe vizuale që u përdorën për ta eksploruar një temë shumë filozofike. “Pamjet janë shumë magjepsëse, por edhe muzika është shumë e mirë. Ishte thjeshtë një prej dokumentarëve më të mirë që kam parë”, tha Kraja. “Ndjehesha sikur isha në film, e kupton?”

Shpeshherë filmat e rrëfyer kanë ndikim më të madh kur audienca mund të lidhet me ambientin dhe karakterët, e këtë e ndjeu Sonja Methoxha kur e pa filmin e Prishtinës “To Want, To Need, To Love”. Vëllau i regjisorit Ilir Hasanaj ishte në film dhe koncepti i dashurisë ndaj vetës u tregua prej këndvështrimit të tij. “Tani jam 23 vjeçar. Është moshë shumë e vështirë kur të gjithë kanë stres në jetë, e kështu më pëlqeu shumë idea e dashurisë ndaj vetës, dhe e kuptoj këndin e vëllaut”, tha Methoxha. “To Want, To Need, To Love” do të shfaqet përsëri të enjten në Kino Plato nga ora 22:00, dhe përsëri të premtën në Kino n’Lum në të njejtin orar.

Ritregimi i tragjedive është ndoshta një prej roleve më të fuqishëm që e kanë dokumentarët, dhe filmat me lidhje personale kanë ndikim të veçantë. Disa dekada pas konflikteve jugosllave të viteve të 90-a, ndikimet e luftës ende janë të dukshme sot, siç u shfaqen në “My Own Private War” të Lidija Zelovic. Dy vizitore nga Serbia e zgjodhën këtë film si të preferuarin e tyre. “Është thjeshtë storje shumë personale. Ka shumë ndjeshmëri dhe u lidha me të ngapak meqë jam e këti rajoni”, tha Kristina Molnar.

Katarina Kostic u prek nga tregimi personal i Lidija Zelovic në “My Own Private War”. Foto: Agan Kosumi / K2.0.

Bashkëkombësja e saj Katarina Kostic gjithashtu u prek nga ky film. “Ishte përballja ime e parë me optimizmin e njerëzve që jetuan në Sarajevë gjatë luftës dhe vazhdojnë të jetojnë atje”, zbuloi Kostic. “Nuk mendoj që filmi kishte për qëllim të jetë optimist, por ekziston një linjë e brendshme e optimizmit e cila nuk mund të mbulohet me rrënime”. Ky film do të shfaqet përsëri të mërkurën te Shtëpia e Kulturës në 16:00.

Adam Fischer nga Saint Louis, Missouri, nuk e ka përjetuar kurrë luftën, por prandaj edhe i pëlqeu më së shumti filmi që fitoi çmimin BAFTA, “Home”, meqë e bëri të mendoi për gjëra për të cilat nuk kishte menduar më parë. “Vështirë ishte ta shikoja sepse jam baba i dy vajzave të vogla, e në të trajtohen disa çështje shumë të rënda të cilat për mua ishin shumë interesante; krahasimi i jetës sime në relacion me jetën time në një vend tjetër”, tha Fischer. “Mendoj se është bërë shumë mirë. Është film shumë i bukur”. Home do të shfaqet për herë të dytë në kinemanë në Bahçe te Lumbardhi prej orës 20:00 të premtën në mbrëmje.

Edhe vullnetarja e trupave amerikan të paqes, Ezra Kircher, mësoi për tmerrin e konfliktit. “Mama Colonel” zbulon hollësitë e luftërave të shumta që kanë shpërthyer në Republikën Demokratike të Kongos në dekadat e fundit, si dhe strukturën përçarë sociale. “Është prodhim shumë i mirë dhe film shumë i mirë për një temë që nuk e njihja shumë”, tha Krechmer.

John Osborne, zyrtar i programimit në American Documentary Film Festival në Kaliforni, u kënaq me eksperimentalizmin e “Tony Conrad: Completely in the Present”. Foto: Agan Kosumi / K2.0.

E tjerë shikojnë filma për t’u frymëzuar, si John Osborne, i cili ka ardhë në DokuFest për të gjetur filma të cilat mund t’i shfaq në American Documentary Film Festival, që mbahet në Palm Springs, Kaliforni. Ati i pëlqeu shumë “Tony Conrad: Completely in the Present” nga Tyler Hubby. Ky film analizon karierën e Conrad si artist eksperimental multi-medial. “Është film magjepsës eksperimental për këtë burrë i cili ishte si një farë filmbërësi avan gard, sa i përket punës së tij me tinguj”, tha Osborne. “Është film jashtëzakonisht kreativ që të jep dëshirën që të bësh filma me gjithëfarë sende”. Mund ta eksploroni botën e Tony Conrad përsëri në DokuKino të mërkurën në mbrëmje prej orës 18:00.

Meqë ka mbetur edhe gjysma tjetër e festivalit, ende ka edhe shumë filma për t’u shfaqur, çështje për t’u eksploruar, stile artistike për t’u përhapur, krejtë nëpërmjet ekranit të madh. Përcjellni K2.0 të premtën për pjesën e dytë të përzgjedhjeve të përzgjedhësve, për më shumë rekomandime. Deri atëherë, kënaquni duke shikuar filma. K

Foto kryesore: Agan Kosumi / K2.0.