Përmbledhje e përmbajtjeve rreth artit dhe kulturës nga K2.0.
Edicioni i 14-të i bienales nomade evropiane të arteve “Manifesta”, këtë vit do të mbahet në Prishtinë, nga 22 korriku deri më 30 tetor, por gjurmët e saj veç kanë filluar të mbeten nëpër qytet. Artistë ndërkombëtarë, kuratorë, kritikë dhe artdashës kanë marrë rrugën për në Kosovë për të mësuar më shumë për skenën e artit rajonal, ashtu siç janë nxitur vetë kosovarët t’i shikojnë hapësirat që i rrethojnë dhe kulturën sërish.
Qëllimi i K2.0 ka qenë gjithmonë ta sjellë botën te Kosova dhe Kosovën te bota. Jemi krenarë ta theksojmë se në një intervistë të fundit, themeluesja dhe drejtorja e “Manifesta”, kuratorja holandeze Hedwig Fijen, tha se për Kosovën ka filluar të mësonte rreth para një dekade, duke përcjellë punën e K2.0. Gjersa Prishtina po shndërrohet në një qendër të përkohshme të kulturës së artit evropian, rikthejuni disa prej përmbajtjeve tona të mëhershme rreth kulturës, arteve dhe artistëve në Kosovë dhe në rajon.