Thatësirat, valët e nxehtësisë, pyjet në flakë, përmbysjet e vërshimet — të gjitha u bënë sërish kryetituj të medieve botërore.
Në Evropë, kjo verë ishte më e nxehta që kur temperaturat kanë filluar të maten. Disa lumenj të rëndësishëm u thanë dhe ishin në nivele më të ulëta në 500 vitet e fundit. Temperatura rekorde u shënuan në të gjitha kontinentet, një e treta e Pakistanit u fundos.
Tash, më shumë se kurrë, sytë janë kthyer kah kriza klimatike, që është prej shkaktarëve kryesorë të intensitetit të këtyre ngjarjeve këtë vit.
Në serinë e videove ‘Toka në rrezik’, K2.0 shpjegon aspektet kyçe të krizës klimatike.