Oqeanet dhe pyjet janë mushkëritë e planetit tokë. Oqeanet vetë thithin rreth rreth 30% të dioksid karbonit dhe 90% të të gjithë nxehtësisë së ngujuar në atmosferë. Pa to, temperatura në sipërfaqet tokësore do të ishte dyfishi i asaj që është sot.
Por tash rritja e shpejtë e temperaturave për shkak të përqendrimit të pashembullt të gazrave serë në atmosferë po i bën oqeanet më pak të shëndetshme për vete dhe për ekosistemin tokësor në tërësi. Ndryshimi klimatik po e transformon biodiversitetin detor, po e ndryshon përbërjen kimike të oqeaneve, po i rritë nivelet e ujërave dhe po nxit mot ekstrem.
Ta shpjegojmë më hollësisht.