S`fundmi | K2.0

Shtyhet afati i aplikimit: Bursa për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut

Nga - 02.05.2018

Procesi i aplikimit është hapur.

Procesi i aplikimit për t’u bërë pjesë e programit gjashtëmujor për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut i cili do të nisë në qershor, tanimë është i hapur.

Përmes Bursës për Gazetari në fushën e të Drejtave të Njeriut, 10 gazetarë të rinj do të bëhen pjesë e një mentorimi që të bëhen pjesë dhe të udhëheqin gjeneratën e ardhshme të gazetarisë në Kosovë, me përvojë në situatën e të drejtave të njeriut në vend, dhe në sfidat të cilat janë prezente në narrativat sociale dhe politike të cilat mund ta pengojnë progresin shoqëror.

Këtyre 10 gazetarëve do t’u ofrohet trajnim i specializuar në tema të ndryshme lidhur me situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe do të pajisen me mënyrat më inovative dhe kreative të rrëfimit të storieve me të cilat ata do të kenë mundësi të arrijnë publik të ndryshëm.

Fituesit e programit pritet të prodhojnë një storie të thuktë, në formë të shkruar, në formë të dokumentarit televiziv ose në formatin multimedial. Aplikuesit e programit duhet të paraqesin një propozim, duke e përshkruar natyrën e kësaj storie të thuktë përmes formës së aplikimit më posht.

Propozimet duhet t’i trajtojnë në mënyrë direkte çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, dukepërfshirë por pa u kufizuar në barazinë gjinore, komunitetet dhe të drejtat e të rinjve, të drejtat qytetare , dhe/ose orientimit seksual. Çështjet e adresuara mund të jenë kulturore, artistike ose politike, por duhet të karakterizohen me një qasje të ndjeshme ndaj të drejtave njeriut, dhe t’i qasen problemit brenda Kosovës. Përparësi do t’u jepet çështjeve të cilat do të fokusohen në nivelin lokal, dhe të gjitha propozimet duhet të jenë me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh; kohëzgjatja më e shkurtë ose më e gjatë nuk do të pranohet.

Për të ndihmuar me realizimin e këtyre propozimeve, çdo fitues do të pranojë 2.500 euro dhe do të punojë nën udhëheqjen e një redaktori profesional. Propozimet duhet të dërgohen në shqip, anglisht ose serbisht, të cilat do të jenë gjuhët në dispozicon gjatë programit. Për më shumë detaje, ju lutem shikoni udhëzimin e aplikimit më poshtë.

Kush mund të aplikojë?

Programi është i hapur për gazetarë të cilët kanë së paku një vjet përvojë profesionale dhe/ose dy vjet arsimim në gazetari dhe/ose komunikim, janë banorë të Kosovës, dhe janë në moshë prej 18-35 vjeç. Gazetarët mund të kenë çfarëdo statusi të punës; ndërsa gazetarët e punësuar duhet të kenë mundësi t’i dedikohen programit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për bursë duhet të mbushni formularin e aplikimit HRJF të K2.0. dhe ta dërgoni të plotësuar deri më 13 maj në mesnatë në [email protected] me titull (subjekt) HRJ Fellowship Application, ose përmes aplikimit me postë në zyrën e Kosovo 2.0. (Rr. Rustem Statovci 50-1)

Shkarko Udhëzuesin për aplikim.

Shkarko Formën e aplikimit.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me detajet e programit ose përgatitjen e dokumenteve për aplikim, ato mund t’i dërgoni në: [email protected], deri më 10 maj 2018, me titull: HRJ Fellowship Questions.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.