Volume UP: Khalid Abdel Hadi flet për feminizmin, gjininë, trupin dhe seksualitetin në gazetarinë dhe artin e ditëve të sotme

  • Bisedë me folësin/en
  • Volume Up

    Nga - 24.06.2019
  • Rreth këtij volume up
  • Të enjten më 27 qershor, hajdeni në edicionin e radhës të Volume UP, organizuar nga K2.0, prej orës 18:00.

    Për edicionin e radhës të Volume UP, K2.0 fton themeluesin e My.Kali, një revistë online që merret me të drejtat e grave, gjininë dhe seksualitetin, artin dhe komunitetet alternative në Lindjen e Mesme/rajonin e Afrikës së Veriut. Khalid Abdel-Hadi është artist vizual, model dhe aktivist nga Jordani. Ai ka themeluar revistën My.Kali në moshën 17 vjeçare. Aktualisht punon si kryeredaktor dhe drejtor kreativ në My.Kali.

    Nëpërmjet kësaj reviste, Khalid ka arritur ta adresojë një audiencë më të gjërë. My.Kali është bërë zë i rëndësishëm për adresimin e çështjeve si identiteti gjinor dhe të drejtat e komunitetit LGBT.

    Khalid gjithashtu ka diplomuar në disa programe rajonale dhe ndërkombëtare si “Young Leaders Visitors Program (YLVP)” të Institutit Suedez në 2014 dhe “Social Change Program (SCP)” i Fondacionit Arab për Liri dhe Barazi në 2016.

    Ai ka qenë i përfshirë në prodhimin e disa raporteve; është autor i “Digital threats and opportunities for LGBT+ activists in Jordan”, në bashkëpunim me Freedom House, dhe ka prezantuar punimin në Internet Governance Forum (GIF) 2016 në Meksikë. Ka kontribuar në raporte tjera ndërkombëtare, si “Activism and Resilience: LGBTQ Progress in the Arabic-speaking States in the Middle East and North Africa Region” nga OutRight (2018) dhe “Audacity in Adversity: LGBT Activism in the Middle East and North Africa” nga Human Rights Watch.

    Khalid morri pjesë në fushatën “No Longer Alone” nga Human Rights Watch dhe u përfshi në listën e The Guardian ‘LGBT Change Heroes’ në vitin 2017. Gjithashtu ka qenë subjekt i shumë artistëve dhe gazetarëve matanë botës.

    Pas bisedës me Khalid, ditën e nesërme më 28 qershor 2019 në Hapësirën e K2.0, do të mbahet masterklasa, gjatë të cilës Khalid do të ndajë përvojat e tij rreth krijimit të revistës My.Kali, duke ndarë kështu me pjesëmarrësit praktika të reja që funksionojnë. Për t’u regjistruar për masterklasë, ju lutem klikoni këtu.K

    Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.

  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
    • Time:

      6:00 pm

      Place:

      Kosovo 2.0

      Date:

      27/06/2019