S`fundmi | Punëtori

Ferizaj: Thirrje e hapur për pjesëmarrje në dokumentar

Nga - 23.10.2023

A je i/e interesuar në aktivizëm, angazhim në komunitet dhe pjesëmarrje në politikë? 

A beson se përmes këtij angazhimi mundesh me sjellë ndryshime n’shoqëri?

A je i/e ri/re 18 deri 24-vjeçar/e prej rajonit të Ferizajit?A kishe pasë qejf me i nda përvojat tua rreth angazhimit politik/aktivizmit tënd në një dokumentar të shkurtër?

Nëse po, atëherë vazhdo lexoje këtë thirrje.

KOSOVO 2.0 është duke xhiruar një seri dokumentarësh me të rinj e të reja rreth çështjeve të ndryshme, nga komuna të ndryshme të Kosovës. Kemi qenë në Gjilan, Kamenicë, Viti, Mitrovicë e tash po vijmë në Ferizaj e rrethinë. Këtë herë, dokumentari “Angazhimi politik i rinisë” do të përfshijë të rinj dhe të reja nga mosha 18 deri 24-vjeçare nga Ferizaji, Kaçaniku, Shtimja e Shtërpca, të cilët/at do të mund të ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre rreth aktivizmit e angazhimit në komunitet, pjesëmarrjes në politikë etj.

Dokumentari do të jetë i formatit të shkurtër (15-20 minuta) dhe do të xhirohet në Ferizaj (apo kudo në Kosovë ku janë protagonistët/et) gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Bashkohu si protagonist/e, ndaje rrëfimin tënd!

Ne synojmë që përmes pyetjeve të ndryshme në formë të intervistës, të eksplorojmë më tutje temat më lart, duke marrë si pikënisje përvojat personale të të rinjve e të rejave. Duam që, midis tjerash, të shtjellojmë pabarazitë shoqërore, rolin e të rinjëve/te rejave në luftimin e tyre përmes aktivizmit në komunitet e pjesëmarrjes politike dhe frymëzimin për t’u angazhuar.  

Nëse ke një rrëfim që do ta ndash, duam të të dëgjojmë. Na shkruaj në info@ktwopointzero.com.

Imazhi i ballinës: K2.0.


Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Pikëpamjet e paraqitura gjatë ngjarjes nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

  • 22 Nov 2023 - 22:23 | no name:

    Cfare nenkuptoni ju kur thoni te rinjet? Me fillu nashta dicka tre, reforma sociale, politike, logo treja, cfare pastaj? Vota per dicka te re?. Politika, aktivizmi, cdo gje eshte biznes dhe me keq eshte i fragmentuar dhe pra i bjen qe une duhet me marre pjese ketu ose aty ose dikund tjeter?!… ose une do te beje dicka ndryshe do ta shpetoj boten ose nfakt mbijetoj ma lehte nese behem politikan; majtas, djathtas, andej kendej… smerrem me asgje. Eshte jashtezakonishte lehte mu perfshi naktivizem shoqeror dhe politik. Mu ule me mendime torganizune. Nuk duhet asnje aftesi sublime per me fol per tema te medha madje eshte menyra ma e lehte me fsheh cektesine tonde me fraza tmire artikulune per pabarazine. Na nuk shqetesohemi per efektet e brendshme sa per ato tjashmet pra nepermjet politikes dhe asaj qe ju e quani aktivizem na pajtohemi me efektet e brendshme dhe kshtu duke u marre me efektet e jashtme na manipulojme se po bejme progres duke kriju statistika, drafte, propozime ligjore, vizita jashte vendit me taksa tqatij komunitetit deri ndokumentar. Integrimi i shoqerise nuk bohet duke dhone fasada pasi qe e jashtmja mbizoterohet nga e brendshmja dhe jane te pa ndara, jane ne nderveprim. Aktivizmi, perfshirja ne komunitet nuk ka tbeje me politike. Integrimi krijohet pertej shkakut dhe pasojes, permes politikes na nuk shkojme kurre pertej tyre. Duhet nje vetedije shume me e gjere qe ka tbeje edhe me ndergjegjjen. Dhe cfare te beje, te bashkohem ne aktivizem?. Nje duzine me njerez qe bashkpunojne?!. Une skam ide, formula, objektiva dhe sa i perket pytjes tuaj: nuk besoj aspak sidomos kur ende pa u pergjigje; ju keni shkrujt: “Nese po”… Cka nese kish me kon: Nese jo?!. 21y

  • 24 Oct 2023 - 09:48 | Mirishahe Tasholli:

    Te ndaje me ju pervojen time politike , dhe padrejtsite e sajë Por jam mbi 24 vjeç!

KOMENTO