S`fundmi | Punëtori

Ferizaj: Thirrje për pjesëmarrje në punëtori

Nga - 06.02.2024

Punëtori nga K2.0.

Rini e Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit, Shtërpces e rrethinës, a dëshironi të mësoni më shumë për gazetarinë, të drejtat e njeriut, kompetencat digjitale, mjetet që mund t’i përdorni për ta luftuar çrregullimin informativ –– keqinformimin, çinformimin dhe dezinformimin? 

Nëse po, atëherë lexoni këtë thirrje.

Më 24 shkurt, në hapësirën e MuralFest, nga ora 10.00 deri në 16.00, K2.0 do të mbajë një punëtori një-ditore ku përpos që do të flasim për temat më lart, do të shohim një dokumentar që trajton çështjen e aktivizimit rinor dhe pjesëmarrjes politike në Ferizaj e rrethinë. Dokumentari përcjell trajektoren e jetës së tre aktivisteve/ëve — si filluan me aktivizëm, çfarë ndryshimi duan të shohin në botën përreth, si është të jesh aktivist/e e shumë më shumë.

Edhe punëtoria e edhe dokumentari janë pjesë e projektit tonë “Të shkathtë/a, të vetëdijshëm/me dhe aktivë/e –– gazetaria digjitale për zërat e të rinjve/rejave”, përkrahur nga Ambasada e Holandës në Kosovë. Bashkë do shohim se si edhe ju mund të bëheni pjesë aktive e përpjekjes së gjithmbarshme për një ambient më pranues, më të shëndoshë e më të hapur medial. Një prej mënyrave të angazhimit mund të jetë përmes shkrimit të artikujve. Prandaj, në fund të punëtorisë, do të bisedojmë edhe për mundësinë që shkrimet tuaja t’i botoni në revistën e K2.0. Do të ketë ushqim dhe pije.

Për kë është kjo thirrje:

  • Të rinj/reja të interesuar/a në gazetari; 
  • Të rinj/reja që punojnë apo synojnë të punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, me përqendrim në barazinë gjinore;
  • Të rinj/reja të interesuar/a të mësojnë për çrregullimin informativ dhe mjetet për t’i dalë atij kundër;
  • Të rinj/reja që e kanë pasion të shprehurit përmes shkrimit gazetaresk;
  • Të rinj/reja që duan të angazhohen në komunitetet e tyre;
  • Të rinj/reja në grupmoshën 18-22 vjeç (edhe nëse ke më shumë vjet e të pëlqen shumë punëtoria, apliko).

 

Për të marrë pjesë në këtë punëtori e bashkëbisedim, ju lutem regjistrohuni këtu: https://forms.gle/H5hogK3WaNeaeQYs9 

Afati i fundit për t’u regjistruar është më 20 shkurt. 

Imazhi i ballinës: K2.0 

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Pikëpamjet e prezantuara gjatë aktivitetit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.