Nëse jeni në fund të studimeve për gazetari, apo në fillim të karrierës si gazetare/ë dhe keni dëshirë të zhvilloheni profesionalisht, atëherë shikoni se çfarë po ofrojmë!
Çka më saktësisht?
K2.0 nis ciklin e dytë të Programit të Mentorimit Profesional. Ky program pesë-mujor do të zhvillojë aftësitë e gjashtë gazetarëve të rinj dhe do të shërbejë si praktikë me pagesë me qëllim që t’i mbështesë gazetarët e rinj në fillimin e karrierave të tyre.
Me përfundimin e trajnimit profesional, gjashtë pjesëmarrës/e do të përzgjedhen për të qenë pjesë e ekipit të K2.0 dhe do të punojnë për së afërmi me mentorë të caktuar nga ekipi redaktorial i K2.0. Një nga pjesëmarrësit do të ketë mentorim në fotografi kurse të tjerët do të kenë mentorim në shkrim apo/dhe gazetari multimediale për tematika të caktuara.
Ka ende për të përzgjedhurit/at e programit:
Do të marrin pjesë në të gjitha takimet redaktoriale në K2.0 dhe do të shohin si propozohen idetë;
Do të kuptojnë si mblidhen të dhënat, si shfrytëzohen dhe si hulumtohet për artikuj të caktuar;
Do të punojnë së bashku me gazetarët dhe redaktorët e K2.0 gjatë intervistave dhe punës në terren;
Do të realizojnë vizita studimore në organizata dhe/ose institucione relevante për fushat tematike.
Ndërsa në fund:
Në fund të programit të mentorimit, gjashtë prej pjesëmarrësve do të prodhojnë artikuj që trajtojnë temat si në vijim: Qasja në drejtësi, Pajtimi dhe dialogu, Tregu i punës dhe punësimi, Barazia gjinore dhe Tema kulturore. Këta artikuj do të publikohen në K2.0.
Çka po kërkojmë ne?
Një grup gazetarësh të rinj dhe entuziast, që vijnë prej drejtimeve të ndryshme, por që i bashkon interesimi për arritje profesionale në fushën e gazetarisë. Programi i Mentorimit Profesional kërkon persona të përkushtuar dhe me vullnet për të mësuar.
Çfarë është trajnimi profesional?
Trajnimi profesional do të ofrohet për 20 pjesëmarrës dhe do të zhvillohet para përzgjedhjes së pjesëmarrësve të Programit. Trajnimi dy-ditorë do të mbulojë tema si rrëfimet narrative të revistave, qasja në informata, teknikat praktike të intervistimit, standardet profesionale dhe etika gazetareske.
Kur dhe ku?
Trajnimi do të mbahet në Hapësirën e K2.0 në Prishtinë, në fillim të muajit korrik 2019.
Gjashtë pjesëmarrësit e përzgjedhur pas trajnimit do të zhvillojnë praktikat e tyre me gjysmë-orari nga korriku deri në dhjetor 2019.
Si të aplikoni?
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët e rinj si dhe për studentët e gazetarisë në vitin e fundit të studimeve.
Për të aplikuar, ju lutemi të plotësoni formularin këtu.
Afati i fundit për aplikim është deri më 30 qershor 2019, në mesnatë.K
Ky grant është financuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).