Nëse jeni në fund të studimeve, apo në fillim të karrierës si fotograf/e dhe keni dëshirë të zhvilloheni profesionalisht, atëherë shikoni se çfarë po ofrojmë!
Çka më saktësisht?
K2.0 nis ciklin e dytë të Programit të Mentorimit Profesional. Ky program pesë-mujor do të zhvillojë aftësitë e një fotografi/eje dhe do të shërbejë si praktikë me pagesë me qëllim që t’a mbështesë një fotograf/e të ri/e në fillimin e karrierës.
Kandidati/ja do të përzgjedhet për të qenë pjesë e ekipit të K2.0 dhe do të punojnë për së afërmi me një mentor të caktuar nga ekipi redaktorial i K2.0.
I/e përzgjedhuri/a e programit:
Do të marrë pjesë në të gjitha takimet redaktoriale në K2.0 dhe do të shohë si propozohen idetë;
Do të punojë së bashku me redaktorët e fotografisë të K2.0 dhe gazetarët që janë pjesë e Programit të Mentorimit Profesional;
Do të realizojë vizita studimore në organizata dhe/ose institucione relevante për fushat tematike të Programit të Mentorimit Profesional.
Ndërsa në fund:
Në fund të programit të mentorimit, fotografi/ja i/e përzgjedhur për praktikë do të realizojë foto për artikujtë që do të realizohen si pjesë e këtij programi dhe që trajtojnë temat si në vijim: Qasja në drejtësi, Pajtimi dhe dialogu, Tregu i punës dhe punësimi, Barazia gjinore dhe Tema kulturore. Këta artikuj do të publikohen në K2.0.
Çka po kërkojmë ne?
Një fotograf/e aspirues/e, që është i/e interesuar për të filluar karrierën në fushën e gazetarisë. Programi i Mentorimit Profesional kërkon persona të përkushtuar dhe me vullnet për të mësuar.
Kur dhe ku?
Praktikanti/ja për fotografi do ta zhvillojë praktikën e tij/saj me gjysmë orari nga gushti deri në dhjetor 2019.
Si të aplikoni?
Aplikimi është i hapur për të gjithë fotografët e rinj si dhe për studentët në vitin e fundit të studimeve.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në dhe portfolion e punimeve të mëhershme në [email protected].
Afati i fundit për aplikim është të shtunën, më 28 korrik, në mesnatë.K
Ky program është financuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).