Flasim për Kultivimin- Krijimi i kulturës për masat

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  •  enjten, më 6 qershor 2019, në Kino Armata, Kosovo 2.0 realizoi diskutimin ‘’ Flasim për Kultivimin — Krijimi i kulturës për masat’’.

    Pas publikimit të monografisë më të fundit ‘’Kultivimi’’, bashkëbiseduam rreth kulturës që e konsumojmë së bashku me:  Alban Mujën- Artist vizual, Erëmirë Krasniqin- Drejtore Ekzekutive në Oral History Kosovo, Fitore Berishën- Piktore, Visar Krushëm- Drejtor i Teatrit ‘’Dodona’’, dramaturg, ndërkaq diskutimi u moderua nga Arif Muharremi nga Qendra Multimedia. Mbrëmja u mbyll me muzikë nga Dj. Matale.K

    Kjo  ngjarje u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.

  • Rreth kësaj bisede
  • Sapo kemi publikuar monografinë tonë të fundit për të cilën duam të flasim me ju, si dhe të ndajmë pak kulturë së bashku!

    Bashkohuni në diskutimin tonë të Monografisë – e ndjekur nga një natë përplot kulturë me Dj. Matale – të enjten, më 6 qershor 2019, në Kino Armata prej orës 18:00, në Prishtinë.

    Kur filluam të mendojmë për edicionin më të fundit të monografisë ishte pikërisht kapaciteti i artit dhe kulturës në tërheqjen dhe angazhimin e të gjithëve ajo që na tërhoqi vëmendjen e që në fund u bë temë e përbashkët për bisedë.

    Në këtë edicion, “Kultivimi” e gjetëm veten duke eksploruar një shumëllojshmëri të formave artistike dhe shprehjeve kulturore të cilave u qasemi, nëse jo edhe i konsumojmë në masë të madhe, nëse jo në shifra masive. Përtej kufizimeve të “kulteve artistike” të caktuara apo elitave, këto forma të shprehjes ia kanë dalë të depërtojnë përtej mureve imagjinare apo fizike të dhomës së ekspozitës, dhe janë bërë një medium ose për të zgjeruar apo në mënyrë pozitive për të kultivuar një rrëfenjë alternative.

    Edhe pse jo gjithmonë kanë si synim të arrijnë masat, natyra e tyre prapë i ka vendosur në sferën publike, si forma të qasshme të shprehjes. Po flasim për muzikën, artin e rrugës, filmat dhe gjuhën gjithashtu.

    Tani që monografia është publikuar dhe e gatshme për ju për t’a lexuar, ne duam t’a përdorim atë si pikënisje për një diskutim më të gjerë. Çfarë thonë shprehjet tona kulturore për kulturën tonë? Çfarë rrëfenja reflektojnë dhe vendosin? Cilat janë rrethanat që ua mundësojnë apo pamundësojnë atyre ekzistencën?

    Bashkohuni me ne për një diskutim të hapur dhe pjesëmarrës, ku flasim për tema si nxitja e krijimit të pavarur kulturor, zhvillimi i përvojave të trashëgimisë kulturore dhe gratë në  botën e artit.

    Për të nisur diskutimin, do të na bashkohen:

    1. Alban Muja- Artist vizual
    2. Erëmirë Krasniqi- Drejtore Ekzekutive në Oral History Kosovo
    3. Fitore Berisha- Piktore
    4. Visar Krusha- Drejtor i Teatrit ‘’Dodona’’, dramaturg

    Diskutimi do të moderohet nga Arif Muharremi nga Qendra Multimedia.

    Do të ketë përkthim në gjuhën angleze.

    Dhe kur biseda përfundon, DJ fillon…K

    Kjo ngjarje realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë.

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    6:00 pm

    Place:

    Kino Armata

    Date:

    06/06/2019