Blogbox | Muzikë

Frisson do të lë gjurmë

Nga - 28.12.2018

Recension i Resist Winter Gathering i bendeve metal të Kosovës.

Kam dëgjuar mjaft muzikë metal gjatë 90-ave dhe në një moment mu bë bajat. Për mendimin tim, nu metal e shkatërroi atë që e simbolizonte metali — që disi i transformonte pamjet nervoze në ikona të modës, ku me një periudhë idea më e errët dhe brutale e muzikës u bë trend i MTV-së, dhe ndodhi një kalim drastik nga tekstet e thella dhe plot kuptim të Blessed are the Sick apo Master of Puppets tek këngët sipërfaqësore si Nookie.

Kështu që iu kapa asaj që e ndjeva si stili më përfaqësues i metalit dhe një reference në çfarëdo pikë kohore — periudhës nga fundi i 80-ave deri te mesi i 90-ave, me bende si Slayer, Metallica, Machine Head, Morbid Angel, Death, Suffocation, si dhe disa bende më të reja. Ato të gjitha kanë mbetur të njohura. Disa ende janë aktive, disa janë gati të ndahen, por të gjithambesin si elemente tepër të rëndësishme në botën e metalit apo metalit ekstrem.

Kalojmë shpejt te viti 2018.

Shumë prej neve metallcave të 90-ave jemi martuar, kemi bërë fëmijë, e disa madje janë ministra të qeverisë. Disa janë trashë e disa janë DJ të teknos (unë jam rast konkret për dy të fundit). Por pa marrë parasysh profesionin apo drejtimin në jetë, metali mbetet një lidhje ndërmjet neve. Janë edhe ata që thojnë me hajgare, “Toton, ke qenë djalë i mirë, po mandej u bone DJ”. Nuk preket kërkush, se krejt janë të lirë t’i ndjekin ato që i pëlqejnë. Por e çuditshme është që pa marrë parasysh zgjedhjet në jetë apo drejtimin muzikor, metali vazhdon të rezonojë.

Unë e lëshoj Master of Puppets e Seasons in the Abyss gati çdo ditë. Kështu që pa marrë parasysh, disi kemi mbetur fansa të metalit, dhe kjo flet shumë. Metali nuk është pop. Kur të hyn në vesh, të mbetë gjithmonë, si një raketë e harruar në ndonjë dhomë nukleare, diku në shkretëtirën e Nevadës apo Sibiri, që pret për t’u aktivizuar.

Para dy javëve, një mik më ftoi në një “ngarje private” të vogël të bendeve lokale të muzikës punk dhe metal, që quhet Resist Winter Gathering. Edhe pse isha keq nga një grip i vështirë, u ngrita prej shratit, i lash pixhamet dhe shkova.

Këtë vend, që e mbajnë të fshehtë në zonën industriale në Fushë Kosovë, mezi e gjetëm mbas gjysëm ore duke kërkuar. M’i kujtoi vitet kur kërkonim ngjarje të jashtëligjshme në Londër; zemra më rrahte, më shtrëngonte barku, njejtë me ndjenjën e pakëndshme që e kam hala para se të performojë si DJ, një rrënqethje më mistike se ajo që ta jepë promaja, por që më ka mësuar të besojë që diçka magjike do të ndodhë sa herë ta ndjejë.

Kur e gjetëm vendin, mësova që në fakt ishte një dhomë shumë e rehatshme e provave. Kishin investuar në akustikë (diçka e rrallë edhe për bendet profesionale që shkojnë në turne). Ishte komode dhe e ngrohtë për një natë dimri, dhe kishte plot birrë gratis. Vendin e kishin rregulluar anëtarët e bendit veteran të muzikës metal, Diadema, që e drejtojnë labelin e pavarur Defy Them.

Para ngjarjes, ishte mbajtur një diskutim për skenën e metalit në Kosovë. Fatkeqësisht mungova, por kisha pas qef të flasë për këtë temë. Sidoqoftë, e ndëgjova bendin e parë duke performuar — Sotap, një bend me tre anëatarë, një gitarist me një octaver që e imiton basin, dhe një tupanist. Nuk isha i sigurtë se a ishin duke i performuar këngët e tyre apo kovera të ndonjë bendi të epokës së turbullt Fuggazi. Por e kishin një përzierje interesante të metalit, nu metalit (anës së mirë të tij) me disa gitare në stil të Helmet, dhe noise punk e rock — ishte shumë performancë e mirë për fillim.

Pas tyre ishin Pink Metal, emri më i mirë për një bend që luan përzierjen më të çuditshme të punk, new wave, metal dhe gjithçka ndërmjet tyre. Janë seriozë dhe profesionalë por e kanë një humor në muzikë që do t’i turpëronte Lawnmore Death apo edhe Primus dhe do t’i bënte të kërkonin drejtim të ri; stil super origjinal i muzikës që vështirë klasifikohet.

Pink Metal duke performuar në Resist Winter Gathering. Foto nga Resist.

Tupanisti i tyre luan ritmet më të çuditshme, që mund t’i quaj poliritmike, që në një botë tepër të kuantizuar do ta prishte çdo kompjuterë që do të mundohej ta përcjellte. Pink Metal janë heronjt lokal. Gati të gjithë në audiencë i dinë tekstet e tyre dhe këndojnë bashkë me ta.

Shlem, bendi i tretë, tingëlloi si tërmet, por me një lloj më të ngadalshëm të stoner sludge metal, që m’i kujtoi ditët e ‘Crowbar’ dhe çfarëdo që bën Phil Anselmo. Mund ta shohë këtë bend tu çillitë në oborr të Philit.

Duhet ta pranojë që sludge metal nuk ishte kurrë stili im i preferuar i metalit. Por bendet si Crowbar, Eyehategod dhe Down gjithmonë dalloheshin dhe bendi jonë lokal Shlem e bëri të njejtën — e luajti sludge-in sa më fëlliqt, e njëkohësisht e ruajti energjinë në dhomë (jo si disa bende të Doom apo Stoner metalit që shpesh të shtijnë në gjum). Ata i performuan disa kangë të një nga bendet që më pëlqejnë më së pakti, Korn; por disi më pëlqyen më shumë ata duke luajtur Korn se kur i kam parë Korn duke luajtur live.

Si i kombinon muzika e Frisson të vjetrat dhe e sjellë të rejën

Para se t’i kthehem bendit të fundit, apo bendit kryesor të natës, duhet të them që rrallë kam parë një entuziazëm nga pak a shumë çdo person në një koncert — nga anëtarët e bendeve tjera e deri te vizitorët e ngjarjes. Radhën e kishte Frisson, që veç se po konsiderohen si bend legjendar.

Ata e inçizuan albumin e parë që quhet Exit Denied kur ishin 16 vjeç, e sigurisht nuk ishte produksioni më i mirë i tyre. Por një bend kaq i ri me kaq shumë fansa është diçka tepër e rrallë këto ditë; në fakt, gjithmonë ka qenë e rrallë.

Pas soundcheck-ut që nuk zgjati më shumë se tre minuta, djelmoshat pëlcitën me këngën e tyre të parë me intensitetin e të gjitha bombave nukleare në një shpërthim.

Ata janë të ri, rreth 20 vjeç, plot energji, me prani të fortë në skenë dhe vetëbesimin e një bendi që ka bërë turne për 30 vjet.

Tani për të mos e tepruar, unë i kam parë plot bende në vitet e 90-a — nga legjendat e Londrës, Decomposed to Morbid Angel, e deri te Pantera, Death, Slayer, Sepultura, Metallica, Napalm Death, e plot tjera. I kam parë të gjithë, dy herë a më shumë, dhe i shoh Frisson bashkë me ta, në të njejtën skenë, e duke mos u lodhë për atë far’ pune.

Nuk mund të jem objektiv kur jam dëshmitar i një bendi me talent të tillë, veçanërisht në një skenë tepër të ngopur, ku duhet të kesh shumë talent për t’u dalluar. Gjithashtu, duhet të kesh guxim të bësh çfarë të duash në një shtet ekonomikisht dhe politikisht jostabil si Kosova, ku jeta zgjatë 24 orë dhe asgjë nuk mund të planifikohet paraprakisht. Pra kur bëjnë muzikë të tillë për pasion, duhet të duartrokiten në mesin e skenës së muzikës komerciale, që është e rezervuar vetëm për buttocks të popit, për hip hop dhe për DJ-a.

Të luash në një bend metal në Kosovë është zgjedhja më e keqe për karierë në Kosovë. Por kur luan me pasion, dashuri dhe përkushtim, siç luan Frisson, pa dyshim mund ta fitosh një marrëveshje me ndonjë label që ua mundëson të bëjnë turne nëpër botë; të jenë një bend origjinal në një det të kopjeve.

Frisson luan metal ekstrem, që nuk u pëlqen të gjithë njerëzve, por performanca live e tyre është përvojë në vete. 

Ata janë të ri, rreth 20 vjeç, plot energji, me prani të fortë në skenë dhe vetëbesimin e një bendi që ka bërë turne për 30 vjet. Ata nuk ja huçin asnjë tingulli, asnjë note; por luajnë sende shumë teknike që do t’i turpëronin shumicën e muzikantëve të mëdhenj. Edhe pse nuk i di këngët e tyre, disi po më sillen në kokë disa ditë pas ngjarjes.

Frisson duke performuar në Resist Winter Gathering. Foto nga Resist.

Një përvojë të tillë e pata vetëm pasi e dëgjova për herë të parë albumin fantastik të Sepultura, Arise. Sepultura është nga Brazili, e Frisson nga Kosova. Janë dy bende nga dy ekstreme gjeografike por i kanë disa sende të përbashkëta — të dyja vijnë prej shteteve të njohura për trazira politike apo sociale, si dhe për që kanë muzikalitet dhe groove të dalluar.

Sa i përket stilit, Frisson luan pak a shumë gjithçka që mund të keni dëgjuar sa i përket metalit ekstrem. Dhe ndonëse në 2018, në mënyrë muzikale dhe zanore është sfiduese të mundohesh të bësh diçka të re, Frisson e bën pikërisht këtë. E bëjnë duke përzier plot stile të metalit.

Bëjnë death metal, black metal, metal tepër teknik e madje edhe groove metal, por të gjitha shërbehen me një përzierje dhe formulë interesante që asnjëherë nuk të bëhet bajat; një stil që do të bëjë që djelmoshat të kenë shumë sukses si bend, e t’i fitojnë zemrat e fansave të ri nëpër botë.

Pastaj ishte tupanisti që me performancën e tij më frikësoi në një moment, që nëse e huç një tingull, e gjithë qeveria do të binte. Por tupanisti e mbajti bendin të bashkuar në ritëm, ngushtësi dhe një intelegjencë që normalisht i atribuohet legjendave të tupanave të metalit ekstrem. Fakti që luan si këta legjenda në një moshë kaq të re tregon se është një gjeni i vërtetë. Tupanat në metal janë si të hash, flesh, vraposh, ecësh, këndosh dhe flasësh njëkohësisht; por tupanisti i Frisson, Lumi, i bën të gjitha e madje edhe buzëqesh dhe bën me kokë njëkohësisht.

Dyshja e gitaristëve Iliri (që është edhe vokalist) dhe Galdoni duken si telepatikë në bend. Ata luajnë me saktësi të mprehtë, nuk e bllokojnë njëri tjetrin, dhe të dy kanë stile të dalluara, e kështu nuk është e vështirë të dallosh se kush çfarë po luan — e kjo nuk është e lehtë gjithmonë.

Unë pi duhan pandalur, por harrova për atë dozë të nikotinës sa isha duke e parë Frisson duke luajtur live.

Për një send nuk jam pajtuar aq shumë në metal, që basi gjithmonë humbet në atë përzierje. Por ky bend e din çka është basi dhe çfarë duhet të bëjë — pra të jetë i ulët e i thellë dhe metalik, e njëkohësisht ta ruajë muzikalitetin. Pra bëri çfarë duhet të bëjë basi, ta shtyejë bendin por t’i mbajë të gjithë të bashkuar. Basisti, Shpëtimi, është mjeshtër për këtë, edhe për të luajtur, edhe për prani në skenë.

Vokalet e Ilirit (vokale e gitare) nuk tingëllonin tepër si hungërimë — për shembull si Cannibal Corpse — por më shumë Dave Vincent në fillim, e përzier me Chuck Schuldiner dhe bërtimat e larta të Glen Benton. Të jem i sinqertë, është një zgjedhje shumë e mirë për një stil vokal, për shkak se stili hungërimë nuk më duket që ja vlenë, dhe disi e ulë energjinë e muzikës.

Unë pi duhan pandalur dhe brenda nuk pihej duhani. Por harrova për atë dozë të nikotinës sa isha duke e parë këtë bend duke luajtur live.

Frisson luajti për rreth një orë, dhe në fund m’u duk si pesë minuta. Doja më shumë, të gjithë donin; por kaq ishte. Kështu që shkova në shtëpi, dhe mendova t’i tregojë të gjithë njerëzve që është një bend në qytet që duhet ta shohin live, e që mund të ju ndryshojnë përgjithmonë.

Frisson aktualisht është duke punuar në albumin e tyre të dytë, që pritet të lansohet në fund të pranverës së 2019. Ata do të performojnë më 1 janar 2019 në Termokiss, bashkë me Sotap, Shlem dhe Pink Metal. Ndërkohë mund t’i përcjellni në Facebook dhe Youtube.

Foto kryesore nga Resist Winter Gathering.

KOMENTO