Gill Phillips nga The Guardian vjen në Prishtinë

  • Bisedë me folësin/en
  • Rreth këtij volume up
  • Bashkohuni në edicionin e radhës të Volume UP të organizuar nga K2.0 më 10 Tetor, e shoqëruar nga një seancë e trajnimit më 11 tetor.

    K2.0 po e vazhdon programin Volume UP në tetor duke e sjellë në Prishtinë, Drejtoren për Shërbime Ligjore Redaktoriale të The Guardian, Gill Phillips.

    Të mërkurën më 10 tetor, te Klubi M prej orës 18:00, Philips do ta mbajë një bisedë publike për sfidat praktike dhe ligjore me të cilat ballafaqohen gazetarët të cilët punojnë online. Të nesërmen, e enjte më 11 tetor, Phillips do ta drejtojë një seancë të trajnimit përkrah juristes të së drejtës së medias Flutura Kusari për ‘Mbrojtjen e burimeve gazetareske & sigurinë e gazetarëve’. Trajnimi do të zgjatë prej orës 09:30 deri në 16:00 dhe do të mbahet në Klubin M.

    Si Drejtore për Shërbime Ligjore Redaktoriale në Guardian News & Media (GNM), Gill Phillips këshillon për çështje të ndryshme ligjore që lidhen me përmbajtje, përfshirë këtu shpifjet, privatësinë, mbrojtjen e të dhënave, mospërfilljen e gjykatës dhe kufizimet në raportim. Ajo gjithashtu e ka këshillaur GNM për pirateri telefonike, Wikileaks, Hetimin Leveson, publikimet e Edward Snowden në lidhje me NSA, dosjet HSBC, dhe më së fundmi, Letrat e Panamasë dhe Parajsës.

    Biseda e saj në Volume UP do të fokusohet në mediat online, që po dominojnë si burimi kryesor i lajmeve, veçanërisht me disa media të shtypit që tani janë bërë publikime vetëm në sferën online, dhe me investitorët që po i fokusojnë investimet e tyre në portale të lajmeve e jo në media të transmetuara. Megjithatë, pjesa më e madhe e mediave dhe gazetarëve profesionistë po dështojnë t’i adresojnë mënyrat në të cilat prania online ndikon edhe në qëndrimin ligjor të tyre.

    Në ditët e sotme, hapësira online i ngritë disa pyetje të vështira për lirinë e fjalës: Kush është gazetar? Kush i meriton mbrojtjet – si dhe përgjegjësitë – që i jep Amendamenti i Parë i SHBA-së dhe Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?

    Sa i përket aspektit ligjor dhe etnik, nuk duhet të ketë dallime të mëdha ndërmjet komunikimit elektronik dhe formave tjera të komunikimit. Sidoqoftë, për shkak që kufijtë e lirisë së shprehjes janë më të gjera dhe më të vështira për t’u definuar në internet, është shumë më e ndërlikuar të zbatohen këto ligje online.

    Për seancën e trajnimit, vëmendja do të kalojë te siguria e gazetarëve dhe mbrojtja e burimeve, temë jetike në Kosovë. Në vitin 2017, 38 gazetarë u sulmuan apo u kërcënuan dhe ky fat i priti 13 të tjerë deri më tani në vitin 2018.

    Seanca e trajnimit do ta mbulojë mbrojtjen ligjore që i ofrohet burimeve dhe materialeve gazetareske (fletore, llaptopë, kamera etj.), atë se a mund të detyrohen gazetarët të zbulojnë burimet konfidenciale dhe çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë kur kontaktohen nga autoritetet shtetërore.

    Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve (deri në 20) për seancën e trajnimit, ne ju kërkojmë të dërgoni email në [email protected] me subjektin “Volume UP” për t’u regjistruar (pa pagesë) si pjesëmarrës. Afati i fundit për regjistrim është të hënën, 8 tetor, në ora 12:00.

    Për shkak se vendet janë të kufizuara në trajnim dhe 20 personat që regjistrohen të parët përmes email-it do ta kenë vendin e siguruar, ju lusim të na bashkoheni nëse regjistroheni për këtë mundësi unike!

    *Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.K

    Volume UP është program i bisedave publike që organizohet nga K2.0 dhe fokusohet në eksplorimin e modeleve të gazetarisë dhe qasjeve të komunikimit që na ndryshojnë perceptimet tona të realitetit dhe kolektivitetit në jetën e përditshme, përtej ciklit të përditshëm të lajmeve 24/7.

    Kjo bisedë e Volume UP është mbështetur nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

  • Rreth folësit/es
  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Fotografi nga ngjarja
  • Regjistrohuni në masterklasën e këtij Volume Up
    • Time:

      6:00 pm

      Place:

      Klubi M

      Date:

      10/10/2018