S`fundmi | Punëtori

Gjilan: Thirrje për pjesëmarrje

Nga - 15.08.2023

punëtori nga k2.0

Rini e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e rrrethinës, a dëshironi të mësoni më shumë për gazetarinë, të drejtat e njeriut, kompetencat digjitale, mjetet që mund t’i përdorni për ta luftuar çrregullimin informativ –– keqinformimin, çinformimin dhe dezinformimin? 

Nëse po, atëherë lexoni këtë thirrje.

Më 23 shtator, në hapësirën e Qendrës Rinore të Gjilanit, nga ora 10.00 deri në 16.00, K2.0 do të mbajë një punëtori një-ditore ku përpos që do të flasim për temat më lart, do të shohim një dokumentar që trajton çështjen e identitetit gjinor dhe seksualitetit e që do na ndihmojë ta hapim temën e dezinformimit të gjinorizuar.

Edhe punëtoria e edhe dokumentari janë pjesë e projektit tonë “Të shkathtë/a, të vetëdijshëm/me dhe aktivë/e –– gazetaria digjitale për zërat e rë rinjve/rejave”, përkrahur nga Ambasada e Holandës në Kosovë. Bashkë do shohim se si edhe ju mund të bëheni pjesë aktive e përpjekjes së gjithmbarshme për një ambient më pranues, më të shëndoshë e më të hapur medial. Një prej mënyrave të angazhimit mund të jenë vetë shkrimet tuaja. Prandaj, në fund të punëtorisë, do të bisedojmë edhe për mundësinë që shkrimet tuaja t’i botoni në revistën e K2.0. Do të ketë ushqim dhe pije.

Për kë është kjo thirrje:

  • Të rinj/reja të interesuar/a në gazetari; 
  • Të rinj/reja që punojnë apo synojnë të punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, me përqendrim në barazinë gjinore;
  • Të rinj/reja të interesuar/a të mësojnë për çrregullimin informativ dhe mjetet për t’i dalë atij kundër;
  • Të rinj/reja që e kanë pasion të shprehurit përmes shkrimit gazetaresk;
  • Të rinj/reja që duan të angazhohen në komunitetet e tyre;
  • Të rinj/reja në grupmoshën 18-22 vjeç (edhe nëse ke më shumë vjet e të pëlqen shumë ideja, apliko).

 

Afati i fundit për t’u regjistruar është më 10 shtator. 

 

Imazhi i ballinës: Dina Hajrullahu / K2.0. 


Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Pikëpamjet e paraqitura gjatë ngjarjes nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

  • 18 Aug 2023 - 13:32 | Anila Mustafa:

    Ne keto ditet e sotme qkas kam ne mendje do doja qe ta ngrisja zerin qe te flisja dhe ti keshilloja te rinjte ! Do te doja qe te jemi sa me te angazhuar rinia jone qe ne kemi perspektive ne vendin tonde dhe ta ndalojme te keqen

KOMENTO