Small Talk

Hajde e kqyrim filmin ‘Klithma’ & folim me regjisorin

Nga - 14.02.2020

Viktimat e  dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u njohën ligjërisht në vitin 2014, kur Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare dhe vendore, mendohet që më se 20,000 njerëz janë dëmtuar nga ky krim. Sidoqoftë, prej kur ka nisur zbatimi i ligjit në vitin 2018, vetëm rreth 1,000 njerëz kanë aplikuar për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës. Sigurisht, stigmatizimi dhe paragjykimet kanë luajtur rol në ngurrimin e të mbijetuarve për t’i raportuar këto krime dhe për të kërkuar ndihmë nga shteti.

Në vlugun e fundit të filmave kosovarë që merren me luftën, pak prej tyre kanë prekur dukurinë e përdhunimit gjatë luftës. “Klithma” e Korab Lecajt shquhet si përjashtim. Kjo dramë e shkurtër për jetën familjare e pasqyron këtë temë përmes historisë së Dinit, një burrë që ballafaqohet me traumat e shkaktuara nga përdhunimi në kohën e luftës.

Ju ftojmë të na bashkëngjiteni për ta parë filmin e pastaj për të diskutuar rreth kësaj çështjeje të rëndësishme me regjisorin Korab Lecaj të martën më 18 shkurt, prej orës 17:30Hub 2.0.