-
Time:
5:30 pm
Place:
Hub 2.0
Date:
04/02/2020
Hajde folim: Kosova e ndërthurur
-
Rreth kësaj bisede
-
Çfarë është ndërthurja? Përfytyroni dy rrugë që kryqëzohen me njëra tjetrën. Këto dy rrugë përfaqësojnë dy identitetet shoqërore që i përkasin një individi. Këto identitete mund të ndikojnë negativisht apo pozitivisht te ky person në shoqëri. Shumica e njerëzve mbase i kanë më shumë se dy identitete të kryqëzuara. Të gjitha identitetet tona — raca, etnia, gjinia, orientimi seksual, grupi kombëtar — ndikojnë në atë se si e përjetojmë botën rreth nesh.
Kështu u definua koncepti i ndërthurjes për herë të parë nga profesoresha amerikane e drejtësisë, Kimberlé Crenshaw, në një artikull të publikuar në vitin 1989. Sot, shumë aktivistë, politikëbërës dhe mendimtarë mundohen t’i përshtaten një qasjeje përfshirëse dhe të ndërthurur. Kjo do të thotë se disa identitete përfshihen dhe njihen në lëvizje të ndryshme shoqërore dhe politike. Aktivistët dhe politikëbërësit anembanë botës po mundohen ta njohin rëndësinë e këtyre përvojave individuale dhe asaj se si ndikojnë ato në shoqërinë tonë në nivel praktik.
Megjithatë, vazhdon të ketë shumë debate për atë se si e adresojmë këtë koncept, apo se a duhet ta adresojmë? Nëse të gjithë jemi individë, a duhet ta negociojmë botën nëpërmjet një “identiteti” apo disa “identiteteve”? Apo thjeshtë si individë?
Të gjithë mund t’i përkasin më shumë se një identiteti. Si ndikon njohja e identiteteve të shumta në jetën tonë shoqërore dhe politike?
Në bisedën tonë të radhës, do të diskutojmë për të gjitha këto pyetje dhe më shumë. Për të nisur bisedën kemi ftuar:
- Blert Morina — Drejtor Ekzekutiv në CEL Kosovo
- Mirishahe Syla — Këshilltare gjinore në SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime
- Rita Selimi — Menaxhere e Programit në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore
- Adelina Tërshani — Aktiviste në Republika KSKS dhe Kordinatore e Projekeve në Rrjeti i Grave të Kosovës.
Bashkohuni në ngjarjen tonë më 4 shkurt 2020, prej orës 17:30, në Hub 2.0.
Kjo ngjarje realizohet me mbështetjen financiale nga National Endowment for Democracy.
-
Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
-
Rreth folësve/eve
-
Time:
5:30 pm
Place:
Hub 2.0
Date:
04/02/2020