Hajde folim për rininë – Lansimi i Hartës interaktive të Rinisë

  • Rreth kësaj bisede
  • Është tashmë fakt i njohur se Kosova e ka popullsinë më të re në Evropë. “Me mbi gjysmën e popullsisë nën 25 vjeç, dhe 70% nën 30 vjeç…” – lexoje raportin e cilësdo media të huaj për Kosovën dhe do t’i gjesh numrat e njëjtë që përsëriten çdo herë.

    Por numrat në vetvete janë vetëm një pjesë e çështjes –prapa secilit numër, secilës figurë që e formon një statistikë, është një tregim.  

    Për këtë arsye, K2.0 po e lanson hartën interaktive të rinisë.

    E kemi bërë një përmbledhje të të dhënave për të rinjtë në Kosovë, të gjitha në një seksion të ri lehtë të navigueshëm të faqes sonë online,  për gazetarët, hulumtuesit dhe vet të rinjtë në mënyrë që t’ju ndihmojmë për t’i përcaktuar tregimet e tyre.

    Sa është numri i të diplomuarve nga universitetet e Kosovës dhe në cilat fusha? Cilët sektorë të tregut të punës po kërkojnë punëtorë të kualifikuar? Cilat fusha po i humbin të rinjtë për shkak të migrimit dhe cilat po ja arrijnë t’i mbajnë ata? Kush e ka mundësinë më të mirë për ta gjetur punësimin gjithnjë e më të paarritshëm?

    Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit.

    Në javët dhe muajt në vijim, do ta përdorimin këtë burim të pasur të informacionit për të gërmuar më thellë se çka thonë këto të dhëna në terma të vërtetë, për jetët e personave të vërtetë. Qofshin për të drejtat e punëtorëve, hendekun gjinor, efektet e papunësisë, apo mundësitë për personat me aftësi të kufizuara, ne do t’i jetësojmë këta numra përmes gazetarisë sonë të shpërblyer me shumë çmime.

    Ndërsa përqendrojmë vëmendjen tonë në jetën e të rinjve, le të flasim për çështjet që prekin jetët tuaja. A po prodhon Kosova shumë të diplomuar? A po i përmbushin kriteret e tregut të punës aftësitë që po mësohen në shkolla dhe në universitete? Çka duhet të bëhet për t’a ndalur ikjen e trurit të Kosovës? Cilët faktorë tjerë po kanë ndikim në mundësitë jetësore të gjeneratës së ardhshme? Çka duhet bërë për t’i dhënë tjetër kahje tregimit…?   

    Për ta nisur diskutimin, i kemi ftuar:

    1. Drita Kadriu – Drejtore e Departamentit të Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit
    2. Muhamet Klinaku – Drejtor i Departamentit të Tregut të Punës pranë Agjencisë së Punësimit
    3. Valbona Rraci – Senior Officer at EYE for empowering youth career services
    4. Dorina Lluka Davies – Udhëheqëse nacionale pranë YMCA në Kosovë
    5. Roni Idrizaj – Drejtor ekzekutiv në S’bunker

    Bashkohuni me ne të enjten më 3 tetor nga ora 17:30 në Hub 2.0. 

    *Gjithashtu do të ketë edhe përkthim.

    Harta e rinisë së Kosovë mundësohet nga SDC EYE Project dhe implementohet nga Helvetas dhe MDA.

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    5:30 pm

    Place:

    Hub 2.0

    Date:

    03/10/2019