-
Time:
6:00 pm
Place:
Newborn
Date:
13/06/2019
Hajde folim — ‘Qaj’ instalacioni në Newborn
-
Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
-
Në hapësirën e Newborn në Prishtinë, K2.0 realizoi diskutimin publik Hajde Folim -’Qaj’ Instalacioni në Newborn’.
Derisa debati mbi kete teme ka qene tejet aktiv ne rrjete sociale, ne shfrytëzuam hapërsiren publike për të bashkëbiseduar për narrativat rreth njohjes, suksesit, e ndikimit, si dhe për barazinë dhe përfshirjen e barabartë të grave.
Fotografitë: Cristina Mari / K2.0.
-
Rreth kësaj bisede
-
Që prej ditës kur u krijua më 2008, Newborn-i ishte kanvas i flamujve, shënimeve, telave — simbolikës që në thelb ka tentuar të përçojë mesazhe të zëshme. Prej njohjes dhe shtetësisë tek izolimi dhe energjia, mesazhi përditësohet çdo muaj shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Por këtë muaj, Newborn-i morri një pamje të re, të përkohshme — dhe këto ditë, duket që kjo pamje foli më zëshëm sesa herave të tjera. Përmes instalacionit të saj “Reclamation”, gazetarja amerikane Lauren Peace, vendosi fytyrat e 99 grave të Kosovës, që vijnë prej gjeneratave e etnive të ndryshme në secilën shkronjë të obeliskut, si pjesë e një serie interaktive portretesh.
Ky instalacion morri shumë vëmendje — shumë shpejt. Bashkë me kritikat për estetikë dhe lavdatat, solli debat të gjerë për meritokracinë, përjashtimin, njohjen dhe shfrytëzimin e hapësirës publike. Vërehet që, pyetjet se portretet e kujt “merituan” të jenë në ato shkronja, e të kujt jo,sollën në sipërfaqe çështje dhe tensione që për shumë gjatë janë fshehur në margjina.
Derisa debati vazhdon, ne dëshirojmë të thellohemi në diskutimin për kritikën, feminizmin dhe barazinë. Cili është mesazhi që autorja synoi ta përçojë? Si mund t’i interpretojmë mënyrat se si këto mesazhe janë pranuar nga njerëz të ndryshëm? Si mund ta shfrytëzojmë këtë diskutim që të sfidojmë narrativat e ndërtuara në shoqërinë tonë për ndikimin, pushtetin dhe solidaritetin?
Bashkohuni me ne tek Newborn-i, të enjten në ora 18:00 (13 qershor), që të flasim për mënyrat se si i njohim gratë dhe kontributin e tyre.K
* Do të ketë përkthim në anglisht/shqip.
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
-
Rreth folësve/eve
-
Time:
6:00 pm
Place:
Newborn
Date:
13/06/2019