Pikëpamje | Protesta

KLIMË E NXEHTË NË POLITIKËN E KOSOVËS

Nga - 05.08.2016

Vala e ngjarjeve politikë në Kosovë këtë javë e ka tejkaluar nxehtësinë e verës.

Nga një debat maratonik për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të mërkurën, tek një publikim online të përgjimeve të liderëve të partisë udhëheqëse në koalicion Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kjo sezonë verore është çkado veç jo e qetë, dhe tani si duket do t’i kemi edhe disa protesta të reja.

Këtë javë, ngërçi një-vjetor në mes të qeverisë dhe partive të opozitës për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në gusht tregoi disa shenja të progresit. Të mërkurën, një debat maratonik 12-orësh u mbajt në mes të komisionit qeveritar për demarkacionin e kufirit, përfaqësuesve të partive opozitare, ekspertëve të pavarur dhe qytetarëve të interesuar.

Partitë opozitare vazhdojnë ta shohin marrëveshjen si të diskutueshme dhe thojnë se Kosova do të humbë mbi 8,000 hektarë të territorit të saj, e atë pjesë do t’ia fal Malit i Zi; qeveria i hedh poshtë pretendimet e tyre, duke argumentuar se demarkacioni i kufirit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

 

hot-climates-01

Megjithatë, edhe pse të dy palët i ripërsëritën pikëpamjet e tyre dhe më në fund treguan gatishmëri për debat, pak progres pati – asnjëra palë nuk e ndryshoi qëndrimin, dhe debati një-ditor i la shumë njerëz të hutuar, dhe pa ditur se cilit verzion t’i besojnë.

U prit shumë që marrëveshja e demarkacionit të kufirit – parakusht i deklaruar nga Komisioni i BE për liberalizim të vizave – do të ratifikohej në seancën e Kuvendit dje. Kjo bëri që partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje, t’i mbledh rreth 200 njerëz para Kuvendit për të protestuar. Megjithatë, pasi marrëveshja nuk u përfshi në agjendë, protestuesit u larguan nga sheshi.

Marrëveshja tani pritet të përfshihet si shtesë e momentit të fundit në agjendën e seancës së sotme të Kuvendit, dhe kjo do të thotë që partitë opozitare e qytetarët mund të dalin në rrugë përsëri.

Dukagjin Gorani, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, tha për K2.0 se grumbullimi i djeshëm ishte “prolog” i pakënaqësisë që do ta demonstrojë populli në javët e ardhshme. “Kjo është vetëm hyrje e një sezone reale që do të nis në shtator”, tha ai.

Gorani shpjegon se si rrënjët e pakënaqësisë janë më të thella se marrëveshja e demarkacionit. “Nuk po kemi mundësi të marrim pjesë në proces [të vendimmarrjes] dhe kjo krijon një ndjenjë të jashtëzakonshme të pakënaqësisë, që është dukshme edhe gjatë kohës së verës”.

Dukagjin Gorani, Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Dukagjin Gorani, Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe pse pranvera ishte relativisht e qetë politikisht, si duket do kemi një verë protestash pas një dimri të pakënaqësisë në Kosovë gjatë së cilit njerëzit rregullisht dolën rrugëve, si dhe rregullisht u pengua Kuvendi nga partitë opozitare me anë të gazit lotsjellës; gjatë këtyre veprimeve në Kuvend u arrestuan disa anëtarë të opozitës.

Tensionet e arritën kulmin me protestën më të madhe prej 1990-ave, ku dhjetëra mijëra qytetarë dolën rrugëve në janar për të kundërshtuar marrëveshjen me Malin e Zi dhe marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë, që parasheh formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kushtetuta e Kosovës vendosi në dhjetor që disa elemente të marrëveshjes me Serbinë e shkelin Kushtetutën e Kosovës. Në muajin e ardhshëm, një kamp protestues i udhëhequr nga opozita e okupoi sheshin Skendërbe te Kuvendi për të kundërshtuar marrëveshjet ndërkombëtare si dheemërimin e diskutueshëm të Hashim Thaçit si President të Kosovës; ky kamp u largua nga policia gjatë përleshjeve të dhunshme në ditën e votimit për President.

Këto ngjarje në dimër erdhën në pikë krize kur disa fpakënaqësi të opozitës e qytetarëve u bënë bashkë njëkohësisht, dhe këto ngjarje tani e morrën një rrugë të përbashkët. Edhe nëse nuk ndodhin protesta për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit sot, veç se janë planifikuar disa protesta tjera për mbrëmje. Disa qytetarë kanë bërë thirrje për protestë në Facebook pas përgjimeve të publikuara këtë javë nga portali online i lajmeve Insajderi.

Tri inçizimet e lansuara deri më tani si duket tregojnë se si liderët e PDK kontrollojnë ndërmarrjet publike duke emëruar në borde njerëz që janë besnik ndaj tyre, e ato pozita duhet të jenë të nxëna prej njerëzve që nuk kanë ndikim politik.

Sipas Insajderi, do të lansohen rreth 1,000 inçizime që tregojnë edhe më shumë ndikimin politik dhe kontrollin mbi sistemin e drejtësisë, policinë dhe disa media (përfshirë televizionin publik). Megjithatë, inçizimet që janë lansuar deri më tani veç se kanë nxitur reagim nga qytetarët, veçanërisht në rrjete sociale, dhe në formë të protestës së ardhshme.

“Pritjet tona për protestën [e sotme] është që t’i bëjmë të vetëdijshëm qytetarët për ndikimin e paligjshëm që një pjesë e politikës po e ushtron mbi institucionet shtetërore”, tha për K2.0 Saranda Sylejmani, njëra prej organizatoreve të protestës së sotme në lidhje me përgjimet.

Mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë më tej afera e përgjimeve, deri sa Insajderi vazhdon t’i publikojë inçizimet online. Gijthashtu, kur marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi më në fund votohet në Kuvend, do të nevojitet që të votojnë 2/3 e 120 deputetëve, përndryshe ngërçi do të vazhdojë.

Ditët dhe javët e ardhshme duket se do të jenë të nxehta, dhe jo vetëm sa i përket motit.

Fotografitë: Fikret Ahmeti / K2.0