Hovi ynë rinor - Kosovo 2.0

Hovi ynë rinor

Çka përjetojmë dhe si reagojmë?

Hovi ynë rinor – Print

Video nga Sovran Nrecaj.

Në vitin 2022, K2.0 filloi nismën “Rini e shkathtë, e vetëdijshme dhe aktive”. Përmes saj, shkuam nëpër gjithë Kosovën për t’i dëgjuar të rinjtë e të rejat. Siç pritej, ata e ato kishin shumëçka për të thënë. Në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj e rrethinë, K2.0 mblodhi dhjetëra të rinj e të reja për punëtori që shtjellonin çrregullimin informativ rreth etnisë, seksualitetit e politikës — dhe të gjithave bashkë, duke qenë se këto nocione janë të ndërlidhura aq fort, sa trajtimi i tyre veç e veç është i mangët. 

Më pas, në po këto tri komuna, K2.0 u kthye për të xhiruar tre dokumentarë të shkurtër që janë pjesë e kësaj zine e që ndriçojnë përpjekjet e aktivisteve e aktivistëve për të kërkuar, me këmbëngulje, me hov rinor, ndryshim e jetë më të mirë. 

dokumentarin e parë, “As në jug, as në veri”, K2.0 foli me Diellza Jëlliqin dhe Nenad Jovanović për jetën e tyre, përtej përkufizimeve reduktuese, që u janë mveshur ndër vite edhe veriut e edhe jugut të qytetit të tyre. Të dy i përbashkon një përplasje e dukshme midis asaj që ndodh përditë dhe përpjekjes për të jetuar një jetë të zakontë, të papenguar nga tensionet e vazhdueshme politike.

dokumentarin e dytë, “Kush jam unë, unë jam kush jam” K2.0 u kthye në Gjilan, për të folur me Njomzë Arifin, një grua e re queer. Arifi, protagonistja e vetme e dokumentarit, na çon në rugëtimin e saj, që përcaktohet prej përpjekjes së pandalur për ta shkundur e çrrënjosur mospranimin, pritshmëritë kufizuese gjinore e padrejtësinë. 

dokumentarin e tretë, “Përtej vetes”, shkuam sërish në Ferizaj, për t’i mbledhur rrëfenjat frymëzuese të atyre që shkojnë përtej vetes — Fortuna Hazirit, Ardian Sadikut e Elsa Aliut. Përmes kanaleve të ndryshme, prej kolektiveve, organizatave jo-qeveritare, nismave individuale e komunitare deri te angazhimi partiak, ato e ata gjejnë e krijojnë forma për të folur, për të ngritur zërin e për ta bërë jetën në komunitet më të mirë.

Po ashtu, në kuadër të nismës, të mbështetur prej Ambasadës së Holandës në Kosovë, mblodhëm shkrimet, edhe të pjesëmarrësve/eve të punëtorive e edhe të atyre që u përgjigjën në thirrjen e K2.0 për blogs. 

23 shkrime prej gjithkund nëpër Kosovë, nxjerrin në sipërfaqe mundin e përditshëm e shpesh edhe të panjohur, të të rinjve e të rejave në Kosovë. Nxjerrin në sipërfaqe hovin e tyre rinor. Një hov i ushqyer prej ndjenjës së përgjegjësisë, parehatinë me heshtje e padrejtësi dhe vullnetin për t’i lëvizur gjërat, për t’u angazhuar me botën më thellësisht dhe për të shtruar pyetje. Të ndara nëpër pesë seksione, rrëfimet në këtë zinë digjitale e kthejnë vëmendjen kah një e vërtetë e rëndësishme: Rinia është këtu, duke vështruar e duke reaguar ndaj asaj që ndodh përreth, në shkollë, në shtëpi, në rrugë, në mendje e në vend. 

Të gjitha e të gjithë u bënë pjesë e një përvoje të përbashkët të të mësuarit dhe një përvoje të të gdhendurit të shkrimeve, ashtu që ato të bëhen të qasshme për lexuesin e lexuesen, të cilësdo moshë e cilësdo prapavijë. Edhe rrugëtimin mbrapa zinës, bashkë me përshtypjet e disa prej shkrimtarëve/eve e gjeni përmes videove të kuruara nga regjisori Sovran Nrecaj.

Në një mbledhi të gjallë e plot ide në fund të projektit, shkrimtarët/et që do t’i takoni përmes shkrimeve të tyre, u bënë bashkë për të përcaktuar se si do të quhet e si do të duket kjo zinë, e cila shpresojmë se do t’ju sjellë ide të reja, frymëzim e një pasqyrë më intime të jetës rinore në Kosovë. 

N’mendje

Çka ndodh n’mendje përtej fjalëve?

NJERIU I NJËJTË, MËNGJESE TË KUNDËRTA

Nga Donika Parduzi

ÇFARË DO BËHESH KUR TË RRITESH?

Nga Albinota Krasniqi

ÇIKAT QË NGJITEN NË SKELE

Nga Endrina Luzha

N’shpi

Çka ndodh n’shpi përtej gjumit?

NJË FAMILJE E DUHUR KOSOVARE

Nga Beltina Syla

“DJALI JEM I MIRË”

Nga Lidiona Marovci

NJERIU VDES KUR HARROHET

Nga Ard Kelmendi

A MUNDEMI ME E KTHY NË JETË NJË MATERIAL TË SHTËPISË?

Nga Engjëll Rodiqi

N’shkollë

Çka ndodh n’shkollë përtej notave?

A PO E RRËZOJMË DHUNËN?

Nga Liza Hoxha

JO SECILA DERË ËSHTË E MBYLLUR

Nga Puhiza Shemsedini

NË SHTËPINË E BUZËQESHJES

Nga Sara Mulliqi

LIBRAT ME ZË PËR KOMUNITETIN ME SHIKIM TË DËMTUAR TË KOSOVËS

Nga Flakrona Rexhepi

“ATË MUZIKË QË DËGJON, AI JE”.

Nga Fatlum Jashari

N’punë

Çka ndodh n’punë përtej rrogës?

GAZETARIA PËR TË PËRJASHTUARIT

Nga Fatjona Rudi

ME TEATËR PËR DREJTËSI

Nga Behar Ibishi

NJË ZË NDRYSHE

Nga Urall Boshnjaku

N’shoqni

Çka ndodh n’shoqni përtej kafes?

JO ADMINISTRIM, POR PËRFAQËSIM

Nga Sejnur Veshall

BURRË JE PA DHUNË

Nga Visar Kukaqi

A KA GJO N’KOSOVË?

Nga Rrezart Dema

(NUK) SILLET GJITHÇKA NË BOTË KAH SEKSI

Nga Lularta Buja

"NË HAPËSIRAT E PËRBASHKËTA, DASHURIA NUK ËSHTË THJESHT NJË KONCEPT ABSTRAKT"

Nga Vlera Zymeri

N’vende

Çka ndodh n’vende përtej turizmit?

ROM DO TË THOTË NJERI

Nga Denis Galushi

ÇKA DOMETHËNË ME QENË AKTIVISTE?

Nga Krenare Buzhala

VIZITA IME E PARË NË SERBI

Nga Donjeta Rexhbogaj