Që nga fillimet e revistës sonë, gjithmonë kemi ëndërruar ta krijojmë një hapësirë të përhershme ku do të mund t’i takonim lexuesit, të mbanim takime, ngjarje dhe ta organizonim prodhimin tonë multimedial të cilësisë së lartë. Kjo është arsyeja pse, me kalimin e viteve, brenda zyrave tona kemi krijuar një hapësirë që plotëson nevojat tona — dhe të atyre që bëjnë punë të ngjashme me ne.
Për t’u njohur me çmimet dhe disponueshmërinë, ju lutem kontaktoni në: hub.studio@ktwopointzero.com.
Një ngjarje publike kërkon hapësirën e duhur. Çfarë nganjëherë i ndërlikon gjërat është gjetja e një vendi të përballueshëm, të pajisur mirë dhe që mund të adaptohet lehtësisht për çdo lloj nisme — konferenca më të mëdha, biseda, pritje, ekspozita artistike, shfaqje filmash, etj.
E pajisur me projektor (me input VGA dhe HDMI), karrige, kokërrshilte, tavolina pune, internet të shpejtë dhe sistem zërimi, salla jonë HUB lehtësisht mund të transformohet në hapësirën që dëshironi ta keni. Qasje të lehtë në kuzhinë, tualet, si dhe me hapësirë të konsiderueshme të jashtme, HUB 2.0 e ofron një përvojë të rehatshme dhe profesionale. Hapësira mund të bëhet lehtësisht e qasshme për personat me aftësi të kufizuara.
Nëse po planifikoni ta mbani një takim, një prezantim për një grup më të vogël njerëzish ose një seancë intensive të ideve me ekipin tuaj, salla jonë e konferencave — e pajisur me një smart TV LG prej 52 inç, një tavolinë të madhe pune, karrige të rehatshme dhe (opsionale) kokërrshilte — është hapësira ideale.
Ngjitur HUB-t, dhoma ka qasje të lehtë në hapësirat e jashtme për pushimet e kafesë, si dhe tualetet dhe mund të bëhet lehtësisht e qasshme për personat me aftësi të kufizuara.
Gjetja e një studioje xhirimi, e pajisur me gjërat e nevojshme për t’ju mundësuar të krijoni, është e vështirë — e kemi provuar vetë. Ofrimi i mundësisë për çfarëdo lloj xhirimi/fotografimi (foto/video) me prapavijë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, e pajisur me softbox, izolim prapavije, reflektor, mbajtëse dritash, llamba, drita të studios pa kabllo — studioja jonë garanton për një përvojë të plotë artistike për ata që vendosin ta përdorin.
Foto: Atdhe Mulla / K2.0.