S`fundmi | Të drejtat e njeriut

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim mbi vdekjen e Astrit Deharit

Nga - 10.11.2016

Rritet presioni për veprimet e qeverisë.

Derisa rrethanat mbi vdekjen e Astrit Deharit vazhdojnë të mbesin të paqarta, aktivistët e të drejtave të njeriut thërrasin pët hetim të pavarur e menjëhershëm për vdekjen e tij. 26 vjeçari, student i mjekësisë dhe aktivist i Vetëvendosjes vdiq derisa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit të shtunën.

Civil Rights Defenders (CRD) sot i bëri thirrje autoriteteve që t’i përmbushin obligimet e tyre kur vie në pyetje mbrojtja e personave në paraburgim dhe të marrin masa të nevojshme për  t’i mbrojtur të burgosurit nga shkeljet themelore të të drejtave të tyre.

“Është detyrë e institucioneve shtetërore për ta mbrojtur jetën e personave të privuar nga liria,” that Sarah Maliqi, drejtuese e programit në CRD-së në Prishtinë, në një shkresë për shtyp. “Vdekja e Astrit Deharit, përderisa mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren, është shqetësuese dhe kërkon hetim të menjëhershëm të pavarur dhe transparent në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.”

“Deklaratat kundërthënëse të lëshuara nga Policia dhe nga Shërbimi Korrektues pas njoftimit për vdekjen e tij, krijuan një situatë të mosbesimit, frustrimit dhe frikës.”

Sarah Maliqi

Dehari është mbajtur nën dyshime për terrorizëm por pa iu ngritur aktakuzë për 68 ditë, pas një sulmi të kuvendit në gusht. Lidershipi i Lëvizjes Vetëvendosje theksuan se ky arrestim dhe arrestimi i aktivistëve tjerë ishte i motivuar politikisht.

Të martën, në ditën e varrimit të Deharit mijëra qytetarë marshuan rrugëve të Prishtinës për të kërkuar drejtësi pasi ende mbesin pikëpytje rreth vdekjes së tij. Konfuziteti dhe zemërimi është rritur nga qëndrimet kontradiktore të lëshuara nga autoritet kosovare. Të hënën, shefi i prokurorisë në regjionin e Prizenit, Sylë Hoxha, tha se shkaqet e vdekjes janë nga asfiksia, duke përgënjeshtruar qëndrimet paraprake të policisë  së Kosovës se Dehari ka kryer vetëvrasje përmes konsumimit të tepërt të barnave.

“Deklaratat kundërthënëse të lëshuara nga Policia dhe nga Shërbimi Korrektues pas njoftimit për vdekjen e tij, krijuan një situatë të mosbesimit, frustrimit dhe frikës,” tha Maliqi. “Civil Rights Defenders po i ndjekë nga afër zhvillimet rreth këtij rasti.”

Teuta Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, i tha K2.0 se deklaratat e ndryshme të autoriteteve rreth vdekjes së Deharit e kanë dobësuar besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës, duke krijuar hapësirë për pretendime dhe spekulime të ndryshme.

“Pas lajmit se çfarë i ka ndodhur Astrit Deharit në burg, autoritetet përgjegjëse kanë dhënë deklarata kontradiktore, që vë në dyshim mënyrën e vdekjes së [tij]”, tha Hoxha. Kjo lë hapësirë për manipulime dhe vështirëson zbardhjen e fatit te tij; kjo ndikon në rritjen e mosbesimit në institucione, besim [që është] veçse i brishtë.”

Hoxha theksoi poashtu se shoqëria civile duhet ta përqendrojë vëmendjen në përmbylljen e rastit, pa marrë parasysh shkaqeve që sollën vdekjen e Deharit.

Zyrja e Avokatit të Popullit të Kosovës poashtu ka hapur një hetim special për rrethanat që sollën vdekjen e Deharit, duke përcjellur kështu kërkesën nga prindërit e tij. Nëse konstatohet se vdekja e një të burgosuri ka ndodh për shkak të neglizhencës apo moskujdesit adekuat të autoriteteve publike, do të jetë një prej shkeljeve më të mëdha të të drejtave të njeriut,” i’u tha mediave të hënën Hilmi Jashari, Avokati i popullit.

Zyra e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirivie të Njeriut në Prizren ka kërkuar të rritet niveli i sigurisë në qendrat korrektuese në Kosovë, derisa Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, poashtu po heton rastin dhe së shpejti do të lëshojë një raport.K

Fotografia kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.