Në thelb | COVID-19

Përmes shifrave: disa pikla shprese për COVID-19?

Nga - 21.05.2021

Një vështrim më i hollësishëm për vaksinimin në Kosovë.

Që nga fillimi i vitit 2020, kur jetët tona pësuan trazim të madh, kemi dëgjuar vazhdimisht se si vaksinat do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandemisë.

Tash — as një vit e gjysmë më vonë — jemi në mes të një programi të paparë të vaksinimit global, me më se 1.5 miliardë doza të dhëna deri në mes të majit. Si rezultat, disa vende më të pasura janë në shtegun e duhur për të vaksinuar tërë popullsitë e tyre. Por të tjerat sikur Kosova kanë mbetur mjaft prapa.

Vaksinat e para kundër COVID-19 kanë mbërritur në Kosovë në fund të marsit dhe janë ndjekur me furnizime të tjera të vazhdueshme. Mijëra njerëz që janë më të rrezikuar kanë marrë dozën e parë; megjithatë, shumica e qytetarëve nuk kanë ndonjë ide të qartë se kur do t’u vijë radha për të marrë vaksinën.

Në mesin e shumësisë së lajmeve të rregullta për vaksinat po paraqesim një vështrim më të hollësishëm të numrave prapa kryetitujve për të parë gjendjen aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

 

Ekipi:

Hulumtimi dhe shkrimi: Jack Butcher
Përkthimi dhe narracioni: Plator Gashi
Redaktimi: Besa Luci
Dizajni dhe animacioni: Dina Hajrullahu
Zëri: Studio 11 Prishtinë
Produksioni: Dibran Sejdiu