S`fundmi | K2.0

Jemi duke kërkuar: Koordinator/e të Projekteve

Nga - 20.12.2019

Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e organizatës sonë inovative.

A keni pasion për nisma kreative, ide të reja dhe avokim? A mendoni se perspektivat e reja, bashkëpunimi dhe mësimnxënia e vazhdueshme mund të ndihmojnë për të sjellë ndryshim? A jeni person që gjen zgjidhje dhe ia del mbanë në një ambient dinamik dhe të shpejtë?

Nëse jeni përgjigjur ‘po’ në të gjitha këto pyetje, ju mund të jeni personi që po kërkojmë!
Nëpërmjet revistës sonë të shtypur dhe online, debateve, bisedave, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model tjetër medial, i cili është i nevojshëm në shekullin 21.

Produksionet tona të përditshme online plotësohen me një program të gjërë të ngjarjeve, që synon t’i bashkojë njerëzit në një hapësirë inovative. Ne duam të inkurajojmë qytetarë aktivë të cilët flasin për shqetësimet, shpresat dhe idetë e tyre, dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje për çështje shoqërore, qofshin ato të mëdha apo të vogla. 

Kjo është një mundësi interesante për një koordinator/e projektesh që ka dëshirë të jetë pjesë e gazetarisë dhe mediave progresive dhe të luajë një rol jetik në suksesin e vazhdueshëm dhe rritjen e organizatës sonë.
Ne jemi duke kërkuar një koordinator/e të projekteve për t’u bërë pjesë e ekipit tonë dhe për të ndihmuar me jetësimin e programeve tona dinamike.

Pozita: Koordinator/e i/e Projekteve

Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: e diel, 12 janar, 2020

Fillimi i punës: Sa më parë

Përgjegjësitë:

  • Inicimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e të gjitha ngjarjeve, aktiviteteve dhe programeve të caktuara të K2.0;
  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i orarit të ngarkuar të ngjarjeve dhe të sigurojë që të gjitha aktivitetet e K2.0 organizohen dhe zbatohen ashtu siç parashihet;
  • Hulumtimi i temave dhe koncepteve potenciale për ngjarjet e ardhshme dhe realizimi i ideve inovative;
  • Realizimi i të gjitha arranzhimeve logjistike për zbatim të projekteve individuale, përfshirë këtu (por jo e kufizuar në) kontaktimin dhe konfirmimin e panelistëve dhe përkthyesve, rezervimin e lokaleve dhe furnizimin me pije/ushqim, blerjen e mjeteve dhe paisjeve të nevojshme, koordinimin e komunikimit dhe komunitetit etj.;
  • Lidhja me partnerë të jashtëm, si me dizajnerë dhe kompani të shtypit;
  • Shkrimi i propozimeve të caktuara për projekte dhe menaxhimi i projekteve të caktuara të vazhdueshme, përfshirë këtu raportet e progresit dhe raportet finale narrative, në bashkëpunim me Menaxheren e Programit;
  • Mbajtja e korrespondencës dhe komunikimi me donatorë dhe organizata partnere, në bashkëpunim me Menaxheren e Programit;
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të përzgjedhjes për thirrje të hapura (për trajnime, punëtori etj.);

Kandidati/ja ideal/e:

  • Është i/e organizuar dhe me vetëbesim gjatë koordinimit me persona dhe projekte;
  • Ka aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të kohës dhe kryerjes së njëkohshme të disa detyrave;
  • Është entuziast/e, i/e shkathët dhe gjen zgjidhje;
  • Ka aftësi të punojë brenda afateve kohore dhe t’i performojë detyrat nën presion në një ambient dinamik;
  • Është komunikues/e i/e shkëlqyeshëm/me;
  • Është i/e vetëmotivuar dhe me pasion për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Është i/e mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media;
  • Është gjithmonë profesionist/e kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë baqellors/masters në fushën relevante;
  • Të paktën dy vite përvojë në koordinim dhe zbatim të projekteve dhe programeve komplekse në OJQ;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shkrimit në gjuhën angleze;
  • Gjuhët: Rrjedhshëm në shqip dhe anglisht.

Për të aplikuar ju lutem klikoni butonin “Apliko” më poshtë, deri të dielën, më 12 janar, 2020, duke përfshirë :

  • C.V.;
  • Letër motivimi;
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojë K2.0 për referencë.

Apliko.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.