Outloud Podcast | Personat e pagjetur

‘Jeto për të treguar’

Nga - 13.11.2020

Betim Berisha flet për jetën para dhe pas masakrës ku iu vranë më të dashurit.

Pak ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, 17-vjeçari Betim Berisha kishte përshendetur për herë të fundit prindërit — Avdinë dhe Fatimen — dhe vëllain Kushtrimin, në shtëpinë e tyre në Suharekë. Ai udhëtoi për në Prizrenin e afërt, ku ishte duke ndjekur shkollën e mesme në sistemin paralel arsimor në gjuhën shqipe.

Hera e ardhshme kur hyri përsëri në shtëpi, tashmë të zbrazët, ishte pasi u kthye si refugjat nga Shqipëria në qershor të atij viti, disa ditë pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë. Pas kthimit në qytetin e lindjes, ai u ballafaqua përfundimisht me të vërtetën për më të dashurit e tij: të tretë ishin vrarë nga forcat serbe në masakrën e Suharekës.

Më 26 mars 1999, dy ditë pasi Betimi i kishte parë familjarët për herë të fundit, forcat policore serbe të Departamentit të Policisë në Suharekë vranë 53 civilë shqiptarë të Kosovës në atë qytet. Midis të vrarëve ishin 49 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 23 fëmijë, një grua shtatzënë dhe një grua 100-vjeçare. 

Disa nga burrat u qëlluan për vdekje para shtëpive të familjes së gjerë Berisha, ndërsa të tjerët u detyruan të futeshin në një piceri të qytetit, ku sulmoheshin me bomba dore derisa ishin të mbyllur brenda. Ata që treguan shenja jete u qëlluan në kokë. Vetëm tre persona mbijetuan masakrën, ndërsa trupat u hodhën në një varr masiv në Kosovë, për t’u transportuar më vonë në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Mbetjet mortore të 23 prej viktimave të Suharekës janë gjetur në Batajnicë, ndërsa Avdia, Fatimja dhe Kushtrimi vazhdojnë të jenë të zhdukur. 

Betimi rrëfen për jetën e tij me familjen para luftës, dhe për atë se si miqtë e tij të ngushtë, e në veçanti bashkëshortja Arlinda, e kanë ndihmuar të gjejë kuptim të ri në jetë.K

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.

Kthehu prapa tek Monografia