S`fundmi | Politika

Jo Pyetje Pa Përgjigje

Nga - 26.04.2019

K2.0 ju fton në lansimin e fushatës tonë të re.

I bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve, redaksive dhe qytetarëve të na bashkohen në fushatën tonë, Jo Pyetje Pa Përgjigje.

K2.0 bashkë me gazetarë nga 10 organizata mediale, kanë monitoruar konferencat për shtyp të Kryeministrit Ramush Haradinaj, Presidentit Hashim Thaçi, Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Policisë dhe Zyrës së Prokurorit.

Për pesë muaj i monitoruam 52 nga 62 konferenca formale për shtyp që u mbajtën nga këto institucione. Tetë prej tyre nuk ishin të hapura për pyetje. Këto konferenca, në në të cilat nuk u lejuan pyetjet, i trajtuan disa çështje të ndjeshme si greva e mësuesve e deri tek taksa 100 përqindëshe mbi produktet serbe.

Gjatë kësaj periudhe, këto institucione iu drejtuan publikut në më shumë se 1,000 postime në Facebook nëpërmjet faqeve zyrtare. Kjo do të thotë se për çdo konferencë për shtyp të mbajtur ishin 16 postime në Facebook.

Për dekada, konferencat për shtyp kanë shërbyer si një forum ku politikanët i janë ekspozuar pyetjeve të papritura para mediave. Janë hapësirë ku mund të kërkohen përgjigje kyçe, të ekspozohen politikanët, të kërkohet llogari prej tyre në publik dhe të shtrohen pyetjet jetike që shpeshherë mbesin pa përgjigje në komunikime me email dhe telefon.

Nëpërmjet punës sonë monitoruese dhe bisedave me gazetarët, ne e kemi parë se si kjo vegël shumë e rëndësishme po shpërfillet jo vetëm nga politikanët, por edhe nga zyrtarët për shtyp në institucione publike. E kjo, duhet të ndryshojë.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj në orën 13:00, ejani në lansimin e “Jo Pyetje Pa Përgjigje” në oborrin e K2.0. Gazetarë, punëtorë të mediave dhe ata/ato për të cilët ne punojmë, qytetarët, të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje!

Aty do të na bashkohen:

  • Besa Luci — kryeredaktore në Kosovo 2.0
  • Taulant Osmani —  gazetar në BIRN / anëtar i ekipit hulumtues
  • Saranda Ramaj —  gazetare në Koha / anëtare e ekipit hulumtues
  • Kreshnik Gashi —  gazetar hulumtues / moderator në Drejtësia në Kosovë

Diskutimi do të moderohet nga Aurela Kadriu, autore e hulumtimit.

Do të ketë përkthim shqip/anglisht.K

Kjo ngjarje realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.