Në thelb | Media

Junk Folder: Gazetarët përballë dezinformimit

Nga - 15.09.2022

Dokumentimi i luftës ndaj dezinformimit.

Dezinformimi e ka sfiduar shumë gazetarinë profesionale në secilin shtet të Ballkanit. Por, edhe disa medie dhe organizata mediale janë vënë në lëvizje për ta sfiduar dezinformimin. 

Dokumentari i shkurtër “JUNK FOLDER” flet për atë se sa e dëmton dezinformimi gazetarinë profesionale; si po e luftojnë atë gazetarët/et, hulumtuesit/et dhe verifikuesit/et profesionistë/e të fakteve; dhe se kush fshihet pas lajmeve të fabrikuara e cili është qëllimi i tyre.

Duke përfshirë mediet nga Shqipëria te Bosnja dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut e Serbia, ky dokumentar sjell biseda me gazetarë/e e profesionistë/e mediesh për mënyrat se si ata/ato dhe publiku mund të fuqizohen për t’i identifikuar lajmet e rrejshme.

Ky dokumentar është prodhuar nga Mediacentar Sarajevo në bashkëpunim me South East European Network for Professionalization of Media (SEENPM).

Programi rajonal QËNDRUESHMËRIA: Aksioni i shoqërisë civile për të riafirmuar lirinë e medias dhe luftën kundër dezinformimit dhe propagandës urryese në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi zbatohet me përkrahjen e Bashkimit Evropian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevë, Kosovo 2.0, Instituti i Medias i Malit të ZiInstituti Maqedonas për Media, Shkolla e Novi Sadit për Gazetari, Instituti i Paqes dhe Bianet.

Ky artikull është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e saj i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?