S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

K2.0 Bisedë e shkurtër: A ma mirë këtu a atje?

Nga - 13.07.2018

Bashkohuni në Bisedën e Shkurtër të enjten, më 19 korrik në Innovation Centre Kosovo

Diaspora e Kosovës ka luajtur një rol të rëndësishëm për të mbështetur mirëqenien e atyre në atdhe. Nga mbledhja e fondeve dhe lobimi ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës që jetonin nën regjimin shtypës gjatë viteve ’90, në subvencionimin e anëtarëve të familjes dhe investimin në shtetin e pasluftës dhe pas pavarësisë.

Sot, me remitencat e diasporës që përbëjnë 16 përqind të PBB-së së Kosovës, roli i diasporës në mendjet e shumë njerëzve duket se ka evoluar duke u konsideruar pothuajse ekskluzivisht si një burim financiar. Ndërkohë, me qëllim të organizimit të diasporës së saj dhe për të pasur kontakt të vazhdueshëm me të, Kosova ka themeluar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Por profili i diasporës ka ndryshuar me kalimin e kohës. Pas ‘Gastarbeiters’ të viteve ’60 dhe ’70 dhe atyre që kërkonin azil në vitet e ’90, një fytyrë e re e diasporës është duke u zhvilluar, pasi një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës po ndjekin zhvillimin e tyre akademik dhe profesional jashtë vendit.  Ashtu si qytetarët kosovarë në shtëpi, shumë nga ata që janë larguar, po bëhen gjithnjë e më të frustruar me mungesën e përparimit në zhvillimin e një shteti plotësisht funksional.

Është koha për të parë përtej pyetjes “A është më mirë këtu apo atje?” dhe të njohim realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve që jetojnë jashtë shtetit, shpesh referuar si një kolektiv i thjeshtë dhe i përkufizuar posaçërisht me termin pezhorativ ‘Schatzi’, si dhe të kuptojmë marrëdhëniet e tyre me Kosovën.

A do të njihen ndonjëherë anëtarët e diasporës më shumë se si thjesht një burim financiar? Çfarë mund të kontribuojnë studentët që studiojnë jashtë shtetit në kapitalin intelektual të Kosovës për zhvillim? Cili është saktësisht roli i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike? Cilat janë përvojat e anëtarëve të diasporës me institucionet kosovare? A janë adresuar siç duhet të drejtat dhe shqetësimet politike të pjesëtarëve të diasporës? Çfarë kanë bërë institucionet e Kosovës për të shfrytëzuar potencialin e diasporës?

Të enjten, më 19 korrik, në orën 18:00 do të diskutojmë të gjitha këto çështje dhe më shumë në bashkëbisedimin tonë të shkurtër që do të mbahet në Innovation Centre Kosovo, (rr. Rexhep Mala 28A. Prishtinë, Kosovë).

Për të nisur diskutimin kemi ftuar:

  • Afrim Bekteshi – Zëvendës Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike
  • Liza Gashi – Drejtore Ekzekutive e Germin (OJQ e cila përdorë teknologji dhe kanale virtuale për të lidhur dhe angazhuar anëtarët e Ballkanit Perëndimor të diasporës në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre të origjinës)
  • Osman Osmani – Kryetari i shoqatës profesionale “Prointegra.ch” të Zvicrës (shoqatë e cila është ndërtuar nga profesionistë me prejardhje nga Kosova për çështje migracioni)
  • Adem Ferizaj – MA në Marrëdhëniet ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Politike të Parisit (Sciences Po Paris), i rritur në Gjermani

Diskutimi do të moderohet nga Eraldin Fazliu.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.

 

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.