K2.0 diskuton për migrimin

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  • Fotografitë: Majlinda Hoxha / K2.0.

  • Rreth kësaj bisede
  • Jeni të ftuar të festoni botimin e numrit të ri të revistës tonë, Migrimi, e premte, me 26 shtator, nga ora 19:00.

    Kosovo 2.0 prezanton një mbrëmje të diskutimeve për atë se çfarë do të thotë migrimi për Kosovën dhe botën më të gjerë, si dhe eksplorimit të mënyrave se si kauzat, efektet dhe natyra e migrimit kanë ndryshuar përgjatë dekadave të fundit.

    PROGRAMI
    Pesë panelistët tanë të gjithë kanë artikuj në botimin Migrimi. Secili është ekspert në fushat e tyre dhe do të japin prezentim për migrimin dhe mënyrën se si migrimi lidhet me fushën e tyre. Diskutimi do të moderohet nga kryeredaktorja e Kosovo 2.0, Besa Luci.

    Enver Robelli, redaktor i politikës së jashtme në gazetën zvicrrane Tages Anzeiger
    Robelli shkroi artikullin kryesor të botimit Migrimi “Një Shtëpi e Dytë”, që analizon fenomenin ‘gastarbeiter’. Duke filluar në të 1960-tat, me një marrëveshje që të gjithë menduan se do të jetë e përkohshme, dhjetra e mijëra shqiptar të Kosovës ikën në Zvicër si punëtor të përkohshëm, apo ‘gastarbeiter’. Pak planifikuan të qëndrojnë, por shumë e bënë.

    Mikra Krasniqi, këshilltar ekonomik i Guvernatorit të Maryland
    Një ekonomist i shkolluar në Harvard, Krasniqi kontribuoi me dy artikuj për botimin Migrimi. Njëri analizon nevojën për reformë në sistemin e arsimimit të Kosovës, tjetri shikon të ashtuquajturën, ekonominë e remitancave. Hiç më larg se para tre vjetësh, Kosova e kishte shkallën më të ulët të regjistrimit në universitet në Evropë, me 16%. Ndërkohë, rreth 400 deri në 550 milion euro dërgohen çdo vit nga kosovarët që jetojnë në diasporë, që përbën 10% të PBB-së së Kosovës për vitin 2012. Gjatë panelit ai do të diskutojë të dy temat.

    Besa Shahini, analiste politike në European Stability Initiative (Iniciativa Evropiane për Stabilitet)
    Artikulli “Shumë të Varfër për të Udhëtuar Lirshëm” i Shahini-t analizon pengesat burokratike që kosovarët duhet t’i anashkalojnë nëse dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit, si dhe sfidat e përballuara nga ata që vendosin t’i ikin dokumenteve dhe të migrojnë pa vizë. Shahini do të shfaqë hulumtimet e saja që të diskutojë liberalizimin e vizave si pjesë e panelit.

    Enri Canaj, fotograf
    Canaj iku nga Shqipëria për Greqi pas rënies së komunizmit. Ai gdhendi një karrierë të respektueshme si fotograf i pavarur, duke bërë paraqitje të fotografive të tij në Time Magazine, Newsweek dhe Le Monde Diplomatique. Canaj do të diskutojë udhëtimin e tij personal në lidhje me punën e tij, si dhe fytyrën e ndryshueshme të migrimit evropian që kur ai bëri eksodin e tij para më shumë se 20 viteve.

    Jodi Hilton, fotografe
    Hilton është fotografe e pavarur e lindur në Amerikë dhe jeton në Stamboll. Ajo hulumtoi gjendjen e refugjatëve sirian në Bullgari për artikullin e saj për botimin Migrimi. Gjatë panelit ajo do të diskutojë përvojat e saj gjatë hulumtimit për këtë artikull, si dhe ndërveprime tjera që pati me komunitetin e refugjatëve sirian, duke përfshirë ata që ende jetojnë në Siri.

    *Debati është i hapur për publik.K

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    7:00 pm

    Place:

    Sheshi 21

    Date:

    26/09/2014